Connect with us

Rajon

Vuçiç ‘kryqëzohet’ në Serbi

Një grup i organizatave joqeveritare serbe kërkuan nga presidenti i Serbisë, nga Qeveria dhe Kuvendi që të pranojnë propozimet që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me vlerësimin se propozimi franko-gjerman për çështjen e Kosovës është “një mundësi historike”

Këto organizata, në një deklaratë të përbashkët të cilën e ka përcjellur Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut (YIHR), vlerësuan se kjo është një mundësi për të hedhur themelet për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që do të ndryshonte përgjithmonë perspektivën e të gjithë Ballkanit.

“Çdo pamundësi për të biseduar me Prishtinën i ka rrënjët në të kaluarën tonë konfliktuale dhe është shumë e nevojshme që të gjejmë zgjidhje duke punuar në shkaqet që paraqesin vatra të keqkuptimit tonë dhe kanë pasoja në jetën e përditshme të njerëzve”, thuhet në deklaratë

Këto OJQ, siç shkruan “Danas” vlerësuan se institucionet në Serbi duhet të jenë të vendosura, këmbëngulëse dhe të gatshme për të ndalur politikat dhe veprimet ekstremiste të grupeve dhe individëve të ndryshëm, përfshirë ata që veprojnë ose kanë vepruar me mbështetjen e qeverisë serbe dhe që kërcënojnë paqen, të ardhmen evropiane të vendit dhe promovojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, diskriminimin, urrejtjen dhe gënjeshtrën në hapësirën publike.

Më herët, Presidenti i Serbisë ka përsëritur atë që i thanë diplomatët evropianë dhe amerikanë gjatë takimit në Beograd më 20 janar, se do të ketë pasoja nëse Serbia nuk e pranon planin evropian për Kosovën.

 

Advertisement