Aktualitet
Vrau bashkëshorten dhe vëllain, autori shfaq probleme mendore
Xhevit Sinani ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. I moshuari, i burgosur për vrasjen e dyfishtë që kreu më 27 Janar, ka shfaqur probleme, ndaj është kërkuar prezenca e një psikiatri në ambientet e burgut. Ai është konsultuar me psikiatrin për gati 20 minuta dhe pritet që të jetë në në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe specialistët e fushës. Për t’i kryer një kontroll të imtësishëm, pritet që Sinani të sillet në spitalin e burgut në Tiranë.
Krimi i dyfishtë tronditi Gramshin më 27 Janar. Xhevit Sinani vrau bashkëshorten e tij Zegjine dhe të vëllanë, Shaqir Sinani. 80-vjeçari e kreu krimin me sëpatë. Xheviti vrau fillimisht gruan në banesën ku jetonin, ndërsa të vëllanë e ka ndjekur në vreshtat e rrushit. Pas krimit, ai telefonoi fëmijët dhe i ka vënë në dijeni për ngjarjen e rëndë. Ai u arratis, mirëpo u arrestua pak orë më pas nga Policia. Sinani ka deklaruar se krimin e kreu për arsye xhelozie. Sipas tij, i vëllai i ngacmonte gruan.