Kosova
Hetem Ramadani: Kosova qe 20 vjet është në krizë, atë nuk e ka krijuar Albin Kurti
Biznesmeni i njohur, i cili njihet në popull si një meditues dhe mjek popullor, Hetem Ramadani, ka trajtuar disa figura të politikës në Kosovë, e në mesin e tyre edhe kryeministrin e tanishëm Albin Kurtin.
Ramadani ka thënë se Kurtit i është krijuar një toksicitet nga opozita dhe njerëzit që kanë interesa materiale e fuqi mediatike, ku këta sipas tij edhe e kanë akuzuar Kurtin si komunist e Enverist.
Ndërsa, sa i përket qeverisjes së tij, Ramadani tha se Kurtit i ka ardhë një shans, dhe me të duhet të menaxhojë krizën që të tjerët e kanë krijuar.
“Krizën nuk e ka krijuar Albini, e ka krijuar Putini, krejt Evropa është në krizë. Kjo opozita, se s’ka kuptim me përmend emra, ka krijuar amulli që e kanë për vota, që Albini është shkaktar. Albini nuk është shkaktar i asnjë krize në Kosovë, as politike. Është qe 20 vjet Kosova në njëfarë lloj krize politike, ekonomike”, tha ai në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova.
E kësaj krize, Ramadani i bëri një shpjegim të thellë, të cilën mund ta dëgjoni në videon më poshtë: