Politike
‘Vrasës demokracie’, Tirana mbushet me postera kundër Ramës
Edhe 7 ditë kanë mbetur nga protesta e opozitës, e cila do të mbahet para Kryeministrisë. Por duket se përgatitjet kanë nisur, pasi anëtarë të Partisë Demokratike kanë ngjitur postera në muret e Tiranës ku shfaqet kryeministri Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal.
Siç shihet nga fotot, në postera shkruhen: Vrasës demokracie, Dorëhiqu!. Këto mesa duket do të jenë thirrjet e opozitës kundër kryeministrit Edi Rama.
Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi disa ditë më parë zhvillimin e protestës së 11 shkurtit, fill pas publikimit të skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kreun e qeverisë shqiptare. Ndërkohë që aksionit të tij duket se do i bashkohen edhe shumë detputetë që janë reshtuar krah grupit të Enkelejd Alibeajt.