Connect with us

Politike

Afera ‘McGonigal’, Alibeaj: Shtynë kërkesën për Komisionin Hetimor

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Gjatë një dalje për mediat, Aibeaj është shprehur se në mbledhje kërkuan interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Sipas tij, Rama duhet të japë shpjegim para shqiptarëve për këtë situatë. Ndërkohë që theksoi se mazhoranca ka shtyrë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.

“E para ishte një kërkesë për interperlancë me kryeministrin. Seancë e cila nuk u krye herën e parë për kërkesat që kryeministri i di vet. Kryeministri është i detyruar që kjo seancë të zhvillohet dhe që ai të jetë i pranishëm. Kërkesa e dytë është një kërkesë për pyetje dhe përgjigje që i drejtohet vetëm atij, ka 15 pyetje të shkruara nga deputetet që i drejtohen kryeministrit dhe që ai duhet të përgjigjet. As kjo nuk u pranua. E treta, ka një kërkesë për mocion i paraqitur dy seanca më parë. Sipas rregullores në mocion, secili deputet ka kohën e tij që të flasë. Nuk e pranuan as këtë, por e shtynë. Kishte dhe një tjetër kërkesë që është për komisionin hetimor. Kjo kërkesë ka të gjitha të rregullta,” tha Alibeaj.

Advertisement