Connect with us

Pinknews

Zarf i zi/ Olta, Luiz, Armaldo dhe Kristi do të penalizohen

Vëllai i Madh do të ndëshkojë Luizin, Oltën, Kristin dhe Armaldon, pasi ata të tre kanë folur për nominimet gjatë kësaj jave, ndërkohë që ata e dinë që një bisedë e tillë nuk lejohet.

Big Brother futi një zarf të zi sot në shtëpi, ku në të thuhej se disa prej banorëve vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.

Për këtë arsye, këta katër banorë do të  penalizohen dhe për masën e marrë ndaj tyre, Vëllai i Madh do e komunikojë nesër gjatë spektaklit.

Zarfi i Zi, u kundërshtua nga Olta. Sipas saj, ky vendim është i padrejtë pasi ajo nuk ka folur për nominimet.

Në fakt, Olta së bashku me Armaldon, Luizin e Kristin, kanë folur gjithë javën për nominimet.

Advertisement