Kronike
Punëtori ndërroi jetë, arrestohet inxhineri dhe tekniku i firmës
Ditën e djeshme, në Tiranë, një punëtor, shtetasi K. D., 53 vjeç, ra nga pallati ku po punonte dhe ndërroi jetë. Pas ngjarjes, mësohet se policia ka arrestuar shtetasin E.S, 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës dhe shtetasin E.B, 68-vjeç, teknik ndërtimi i kësaj firme
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë.