Aktualitet
I ftohti ‘siberian’/ Ja si parashikohet moti javën e ardhshme
Shqipëria do të marrë një ‘pauzë’ nga i ftohti Siberian që ka përpirë vendin prej më shumë se dy javësh! Në një njoftim, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se të shtunën parashikohet që moti të jetë i kthjellët, duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Ndërsa të dielën moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites. Java e ardhshme pritet të jetë e gjitha me mot të kthjellët.
Parashikimi:
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore. Për nesër (e Shtunë) moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.
Për ditën e Diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites. Më pas mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin. Sa i përket fushës termike pritet rritje graduale në të dyja vlerat por më e ndjeshmje rritja pritet të jetë në vlerat e mesditës.