Pinknews
Luizi dhe Armaldo krijojnë atmosferë, këndojnë në ‘burg’
Këngët e Anxhelës dhe atmosfera që ajo solli në shtëpi, nuk gëzoi vetëm vajzat, Bledin, Tanin dhe Beatin, por edhe banorët e “burgosur”.
Luizi, Armaldo, Kristi dhe Olta, të cilët u “burgosën” mbrëmjen e kaluar në një dhomë po brenda shtëpisë, e pritën me entuziazëm atmosferën që përcolli këngëtarja.
Teksa Olta dhe Kristi darkonin, Luizi dhe Armaldo i shijuan në maksimum këngët popullore të kënduara nga Peristeri.