Politike
Pankarta kundër SHBA/ ‘Po tani, kush është non grata o ku*vë
Me pankarta ironizuese në duar, protestuesit e Sali Berishës janë mbledhur jashtë Kuvendit. Një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen është ajo që sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Po tani, kush është non grata kur*ë”, shkruhet në pankartë.
Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.