REAGIM
“Kanë mbetur vetëm debilat”, moderatori shpërthen ndaj opozitës: Kështu doni ta merrni pushtetin?
Drejtuesi i emisionit “Armiku i Popullit” në Vizion Plus, Rezart Prifti, i cili ka qenë pjesë e PD, ka shpërthyer ashpër ndaj opozitës. Teksa i referohet gjendjes aktuale në vendin tonë si nga ana ekonomike ashtu edhe nga arsimimi, Prifti tha se në Shqipëri kanë mbetur vetëm debilat. E sipas tij, kjo po reflektohet edhe tek opozita, për mënyrën se si kjo e fundit do të marrë pushtetin.
“Unë po e nis duke thënë që jam opozitar, por nuk jam me opozitën. Pavarësisht se kam shumë miq, nuk bie dakord me mënyrët për ti bërë ball shahistit që unë quaj Ramën.
Unë nuk e di se sa deputetë nga PD janë përjashtuar, nuk e di se cfarë është bërë në një vit në Parlament, nuk e di pse jeni përjashtuar, nuk e di pse jeni në protestë.
Unë nuk e di se kam punë, sepse puna është vështirësuar. Është bërë një realitet ekonomik i frikshëm, arsimi dhe edukimi i frikshëm, për të gjetur punonjës gjen vetëm debila vërdallë.
Nuk ka mbetur kokërr njeri në Shqipëri. Është mungesë ekstreme kulture dhe kjo reflektohet edhe tek ju si opozitë që në mënyrë të pakulturuar doni të merrni pushtetin“, tha Prifti në Quo Vadis.