Connect with us

Kronike

Tentoi të vriste ish-bashkëshorten, dënohet me burg shqiptari në Itali

Një shqiptar është dënuar me 16 vite burg. Sipas mediave italiane, mes lotësh dhe pendimesh ka përfunduar sot çështja gjyqësore për tentativën e vrasjes së via Montesanto në Sulmona e ndodhur në vitin 2021.

Kërkoj falje për dhimbjen që u kam shkaktuar të gjithë njerëzve. Nuk e di se çfarë më ndodhi atë natë. Në një çast humba gjithçka: familjen, dashurinë për të dashurit dhe lirinë,”-kështu u shpreh shqiptari. Një pendesë që ndodhi para se të mbyllej gjyqi, por që nuk e ndihmoi Hysen Aliko, 53 vjeç, me origjinë shqiptare, të shmangte dënimin me 16 vjet burg. Kjo përveç shumës prej 50 mijë eurosh që duhet t’i japë ish-bashkëshortes së tij.

Para krimit të përgjakshëm të 2021-shit, Hyseni kishte kërcënuar vazhdimisht si gruan, ashtu edhe djalin e tij të rritur. Çifti ishte në proces ndarjeje dhe i pandehuri jetonte në një shtëpi tjetër.

Ishte 29 korrik 2021; 51-vjeçari në atë kohë kishte pritur gruan e tij dhe pas një diskutimi të shkurtër e goditi 2 herë me thikë në bark. Djali i rritur i ka ardhur në ndihmë gruas, e cila pasi çarmatosi të atin, duke e çuar vetë në prangat e Policisë së Shtetit.

Advertisement