Connect with us

Kosova

Kurti, 2 vite mbi kolltukun e ngrohtë kryeministror

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i bashkuan forcat para dy vitesh në një formacion të përbashkët zgjedhor për ta marrë pushtetin, të cilin ndaras si rivalë e aspironin edhe në vitin 2019. Dhe pikërisht me 14 shkurt të vitit 2021, në zgjedhje të jashtëzakonshme, morën pothuajse aq sa deshën, mbi 50 përqind të votave. Sigurisht, mjaftueshëm, për t’i zënë dy zyrat kryesore të shtetit dhe për të mbajtur pushtetin pa brenga.

Dyshja Kurti dhe Osmani ndërtuan narracionin se më 14 shkurt 2021 nuk ka zgjedhje – por referendum”. Diskursi i tyre ishte ndryshimi i establishmentit dhe për këtë kërkonin bashkimin e të gjithëve, pa dallim ideologjie.

Kjo rezultoi me një listë prej 110 kandidatësh për deputetë të cilët ishin të botëkuptimeve të kundërta, njerëz të Lëvizjes Popullore të Kosovës,  rugovistë, besimtarë jofetarë, konservatorë, komunistë e liberalë. Të gjithë në një listë.

Anti-korrupsioni ishte kauza kryesore e Kurtit në rrafshin social, ndërkaq në atë politik parimi i reciprocitetit ishte në epiqendër të premtimeve të tij.

Retorika e Kurtit rezultoi me fitoren e mbi 50 për qind të votive, të mjaftueshme për ta patur i vetëm pushtetin.

Sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli rezultatin preliminar dhe gjithçka ishte e qartë për pushtetin e ardhshëm, Kurti para votuesve të tij deklaroi se ”dialogun e kishte prioritetin e shtatë ose tetë“.

Por koha do të dëshmonte ndryshe,  dialogu u shndërrua në prioritet dhe prej tij dolën edhe kriza, të cilat sot, rrezikojnë seriozisht kolltukun e ngrohtë kryeministror

Advertisement