Connect with us

Aktualitet

Veriu i Kosovës, toka e askujt

Agjencia franceze e lajmeve AFP e ka paraqitur situatën në veri të Kosovës, dramatike, një tokë e askujt, ku nuk funksion asgjë, as policia e as gjykata. Sipas saj, serbët e shqiptarët atje kanë mbetur pa shërbime bazike, në mesin e një vorbulle të shkaktuar nga dorëheqja masive e zyrtarëve tre muaj më parë.

AFP raporton se banorët e Veriut janë detyruar gjithnjë e më shumë të kujdesen për njëri-tjetrin në mes të krizës më të re, duke këmbëngulur se situata është shqetësuese.

Por autoritetet në Prishtinë pretendojnë se situata është nën kontroll.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla hedh poshtë idenë e një vakumi sigurie, duke thënë se qeveria mbetet e aftë të sigurojë “ligj dhe rend”.

Gjithashtu AFP citon edhe një deklaratë të kryeministrit Kurti i cili ka thënë se Beogradi po përdorë serbët e veriut për të minuar statusin demokratik të Kosovës dhe se “Beogradi nuk ka prioritet të drejtat e serbëve në veri”

Advertisement