Connect with us

Kronike

Përdhunimi i të resë nga 70-vjeçari, policia: E gënjeu me karamele

Drejtoria e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e publikuar një natë më parë në emisionin ‘Stop’ për përdhunimin e një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një 70-vjeçar që ishte fqinj me të, i identidikuar si Ferit Hysa. Në njoftim, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u përgjigjet akuzave që e reja dhe familjarët e saj nuk kanë marrë shërbimin e duhur nga blutë e qytetit. Sipas Policisë së Elbasanit, pas denoncimit është bërë ndalimi i 70-vjeçarit dhe lënia në masën ‘detyrim paraqitjeje’. Paralelisht, është marrë në pyetje 20-vjeçarja, në prani të psikologut, vetë i akuzuari, nëna e vajzës dhe pritet ekspertiza për zbulimin e së vërtetës mbi këtë rast.

Si qëndron rasti i përdhunimit?

Një natë më parë “Stop” publikoi rastin nga rrethinat e qytetit të Belshit, për një akuzë abuzimi me një vajzë 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Mamaja e vajzës, Valbona, tregon sesi vajza e saj i rrëfeu, se çfarë i kishte ndodhur me komshiun Ferit Hysa. Ky i fundit, sipas Valbonës, e kishte ngacmuar seksualisht dhe shenjat në gjoksin e vajzës ishin të dukshme. “Stop” kontaktoi edhe të dyshuarin, Ferit Hysa, i cili ishte kontradiktor në atë që tha. Ai tregon disa versione të ndryshme. I pari ishte që e kishte gjetur brenda në shtëpi tërë baltë, ndërsa versioni i dytë që i kishte dhënë karamele në sy të kushëririt të tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Në lidhje me një rast të transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, gjatë të cilit një shtetase 20 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe pretendon se një 70-vjeçar kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të dhe se shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik nuk kishin vepruar konform ligjit, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për këtë rast, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë sapo shtetasja V. C. ka kallëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, mbi dyshimet e saj se shtetasi F. H. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me vajzën e saj 20 vjeçe që vuan nga probleme të shëndetit mendor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë regjistruar kallëzimin, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Elbasanit dhe në drejtimin e kësaj prokurorie, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe të përgjegjësisë penale të shtetasit F. H.

Veprimet hetimore për zbardhjen e këtij rasti, të drejtuara nga Prokuroria, kanë qenë në përmbushje të plotë të detyrave funksionale dhe konform procedurave standarde e ligjore. Këto veprime kanë konsistuar në: ndalimin e shtetasit F. H., marrjen në pyetje të 20-vjeçares, në prani të psikologut, marrjen në pyetje të shtetasve V. C. dhe F. H., ballafaqimin e deklarimeve të këtyre 3 shtetasve, si dhe kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim zbulimin e së vërtetës mbi këtë rast.

Konkluzionet e këtyre veprimeve hetimore, janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan e cila ka vendosur procedimin në gjendje të lirë të shtetasit F. H., 70 vjeç, banues në Belsh. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 70-vjeçarit, masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Policia e Elbasanit siguron qytetarët dhe median se veprimet e kryera, me qëllim hetimin dhe zbardhjen e paligjshmërive, janë në përmbushje të plotë të detyrave funksionale të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, fton qytetarët dhe median që të denoncojnë çdo paligjshmëri duke iu garantuar reagim ligjor, të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Kronike

U arrestua në Itali me urdhër të SPAK, kush është Arian Tuku, dhëndri i Arben Ndokës

Në kuadër të operacionit që po kryhet nga SPAK për goditjen e grupeve kriminale, në bashkëpunim me Interpol është arrestuar në Itali, Arian Tuku.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Atentati ndaj Alkes Ndrekës, ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.

Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. ‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.

Gjithashtu 36-vjeçari Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Atentati ndaj Durim Bamit u bë më nëntor të 2020, ku ndaj tij u qëllua me 5 plumba dhe mbeti i plagosur kushëriri i tij Ervin Kodra. Durim Bamit i kishin zënë pritë në urën e Tapizës. Pas atentatit, autorët dogjën makinën në Valias dhe brenda saj u gjet edhe një kallashnikov.

Po sipas SPAK, në 2020, Arian Tuku ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

‘Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDREKA. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal.’-njofton SPAK.

Hetimet e SPAK nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Continue Reading

Kronike

Si nëpër filma/ Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamje nga operacioni i SPAK, ku janë lëshuar dhjetëra urdhër arreste për personazhe të botës së krimit.

Sikurse duket në video, forcat e RENEA-s zbarkojnë në vilat e personave të shpallur në kërkim, duke u ngjitur me shkallë.

Ministri Taulant Balla thotë se lufta kundër krimit të organizuar është e pandalshme dhe po jep rezultat.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

Continue Reading

Kronike

Në kërkim nga SPAK, arrestohen dy persona në Spanjë dhe Itali (EMRAT)

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme janë arrestuar në dy shtete europiane.  Raportohet se Denis Meta është vënë në pranga në Spanjë, ndërsa Arjan Tuku është kapur në Itali.

Sipas hetimeve të SPAK, dyshja rezultojnë të implikuar në episode të ndryshme kriminale. Arrestimet e tyre u kryen në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe autoriteteve italiane dhe spanjolle.

Rreth 50 urdhër arreste raportohet se janë lëshuar nga SPAK, ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme. Urdhër arrestet janë lëshuar për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Continue Reading

Kronike

Tentoi të vrasë me thikë bashkëshorten, dënohet me burg shqiptari në Britani (EMRI)

Një 44 vjeçar shqiptar në Britaninë e Madhe është dënuar me 15 vite burg pasi u kap në tentativë për të vrarë bashkëshorten e tij.

Për ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, mediat angleze shkruajnë se Petrit Zefi ishte tepër xheloz ndaj gruas së tij dhe kishte shfaqur edhe më parë shenja agresiviteti.

Zefi i cili hyri në Britaninë e Madhe ilegalisht në vitin 2000 me anë të një kamioni, ishte një njeri aq kontrollues saqë Nataslisë, nënës së katër ffëmijëve u ndaloi të ketë telefonin e saj apo të shkonte ku të donte

Me një thikë në dorë Zefi tentoi të godiste bashkëshorten e tij por ngjarja e rëndë u parandalua me ndërhyrjen e vajzës së çiftit.

Continue Reading

Kronike

U kap me 113 mijë euro në Audi/ Kush është ish-efektivi i RENEA-s i shpallur në kërkim nga SPAK?

SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për Altin Morinën, ish-efektivi i RENEA-s i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Altin Morina, dyshohet se ka lidhje me gurpin e Ervis Martinajt. Pak ditë para se të arrestohej ai u pa në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING