Pinknews
Reagon Rina pas lajmit për vdekjen e ish të dashurit të saj
Prej ditësh në mediat greke dhe ato shqiptare ka qarkulluar lajmi se ka ndërruar jetë reperi Sin Boy, ish-i dashuri i këngëtares Rina Balaj.
Dyshimet nisën pas një postimi nga llogaria e reperit në Instagram, ku shkruhej se Sin Boy ka vdekur por që “do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij”. “Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”, shkruhej në njoftim.
Por si ndjekësit ashtu edhe mediat kanë hedhur dyshime për vërtetësinë e lajmit pasi dyshohet se është i sajuar nga vet reperi, i cili së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Ndërkaq, për herë të parë për ish-të dashurin ka reaguar këngëtarja Rina Balaj. Ndonëse tërthorazi ndjekësit janë të bindur se postimi ku shihet duke festuar i dedikohet atij.
Ajo ka postuar një foto ku ka shkruar “I vdekur për mua”, gjë e cila shton akoma dyshimet se lajmi nuk është i vërtetë.