Connect with us

Pinknews

Raquel Welch/ Lamtumirë seks simbol

Raquel Welch, një mit i bukurisë, përgjithmonë

Raquel Welch, një mit i bukurisë, përgjithmonë. Aktorja amerikane u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Ajo ishte bërë një seks simbol i filmit pasi u shfaq me bikini prej lëkure në filmin ‘A Million Years Ago’ i cili u publikua në vitin 1966.

E lindur në Çikago në vitin 1940, nga një baba bolivian dhe nënë amerikane, Welch u martua katër herë, duke mbajtur përgjithmonë mbiemrin e burrit të saj të parë, kur u martua në moshën 18-vjeçare, me të cilin u bë e famshme gjatë viteve të 60-ta.

Fituesja e çmimit ‘Golden Globe’ Raquel Welch ka luajtur në më shumë se 30 filma, duke përfshirë “Fantastic Voyage” dhe “The Three Musketeers”, si dhe mbi pesëdhjetë seri televizive, në një karrierë që zgjati mbi 50 vjet.

Advertisement

TRENDING