Rajon
Vrasja e shqiptarit në Greqi, ja kush janë 3 personat e shpallur në kërkim
Mediat grek kanë publikuar fotot e tre prej katër personave që janë shpallur në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit, i cili u ekzekutua një natë më parë me një plumb në kokë. Të tre duken trupa të mbushur, muskulozë, me tatuazhe e varëse floriri të markës ‘Versace’.
Personi në të majtë të fotos dyshohet se është kreu i grupit dhe është identifikuar si Erlis Salaj. Një tjetër është identifikuar si Julian Qose, por nuk dihet se cili është prej dy personave të tjerë që janë publikuar me foto.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal një natë më parë, pas një përleshjeje mes dy grupeve të përbërë nga shqiptarë. Një prej plumbave ka kapur aksidentalisht Islamin, duke i marrë jetën në vend. Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, por ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij. Ai punonte si hidraulik në shtetin helen.