Connect with us

Lifestyle

Ftohje e thjeshtë apo bronkit? Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Bronkiti është një infeksion i rrugëve kryesore të frymëmarrjes (bronkeve) dhe shkakton acarim dhe inflamacion.

Simptoma kryesore është një kollë, e cila mund të shoqërohet me pështymë të verdhë. Bronkiti gjithashtu shpesh shkakton dhimbje të fytit.

Shumica e rasteve të bronkitit mund të trajtohen lehtësisht në shtëpi me pushim, me ilaçe anti-inflamatore josteroide dhe me shumë lëngje.

Por ju duhet të vizitoheni nga një mjek nëse simptomat janë të rënda ose të pazakonta.

Të tilla janë:

Kolla është e rëndë ose zgjat më shumë se tre javë

Keni ethe të vazhdueshme (temperaturë 38°C ose më lart) për më shumë se tre ditë

Ju pështyni gjak

Ju keni një sëmundje të zemrës ose mushkërive, të tilla si astma ose dështimi i zemrës

Mjeku do t’ju testojë edhe për infeksione të tjera të mushkërive, si pneumonia, e cila ka simptoma të ngjashme me ato të bronkitit. Nëse mjeku dyshon se keni pneumoni, ai do t’ju rekomandojë që të bëni një radiografi të gjoksit dhe mund të merret një mostër mukusi për analizë.

Nëse keni një gjendje themelore të padiagnostikuar, ata gjithashtu mund t’ju referojnë për një test të funksionit pulmonar (spirometri). Ky test mat vëllimin e ajrit në mushkëri. Reduktimi i kapacitetit të mushkërive mund të tregojë një problem themelor shëndetësor.

Shërimi

Në shumicën e rasteve, bronkiti kalon rrjedhën e tij dhe largohet brenda disa javësh. Ky lloj bronkiti njihet si bronkit akut. Ju duhet të pini shumë lëngje dhe të pushoni.

Në disa raste, simptomat e bronkitit mund të zgjasin shumë më gjatë. Nëse simptomat zgjasin të paktën tre muaj, sëmundja njihet si “bronkit kronik”. Nuk ka kurë për bronkitin kronik, por ka medikamente që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Është gjithashtu e rëndësishme të shmangni pirjen e duhanit dhe zonat e pirjes së duhanit, pasi kjo mund t’i përkeqësojë simptomat tuaja.

Si krijohet bronkit?

Bronket janë rrugët kryesore të frymëmarrjes të mushkërive, të cilat degëzohen në të dy anët e trakesë. Ato çojnë në rrugë më të vogla të frymëmarrjes në mushkëri, të njohura si bronkiola.

Muret e bronkeve prodhojnë mukozë për të kapur pluhurin dhe grimcat e tjera që mund të shkaktojnë acarim.

Shumica e rasteve të bronkitit akut ndodhin kur një infeksion shkakton që bronket të irritohen dhe të inflamohen, duke bërë që ato të prodhojnë më shumë mukus se zakonisht. Trupi ynë përpiqet të largojë këtë mukozë shtesë përmes kollitjes.

Pirja e duhanit është shkaku më i zakonshëm i bronkitit kronik. Me kalimin e kohës, tymi i cigares mund të shkaktojë dëmtime të përhershme në bronke, duke shkaktuar inflamacion të tyre.

Komplikimet e bronkitit

Pneumonia është ndërlikimi më i zakonshëm i bronkitit . Kjo ndodh kur infeksioni përhapet më tej në mushkëri, duke i mbushur ato me lëng. Një në 20 raste të bronkitit çon në pneumoni.

Ata janë më të rrezikuar nga bronkiti:

Të moshuarit

Duhanpirësit

Ata me probleme të tjera shëndetësore, si sëmundje të zemrës, mëlçisë ose veshkave

Njerëzit me një sistem imunitar të dobësuar

Pneumonia e lehtë zakonisht trajtohet me antibiotikë në shtëpi. Rastet më të rënda mund të kërkojnë shtrimin në spital.

Bronkiti akut mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, por është më i zakonshëm tek fëmijët e vegjël nën moshën pesë vjeç. Është gjithashtu më e zakonshme në dimër dhe shpesh zhvillohet pas një ftohjeje, dhimbjeje të fytit ose gripit.

Lifestyle

Karakteristikat e njerëzve emocionalë

Njerëzit emocionalë ndjejnë dhimbje, ankth apo gëzim për ato situata që të tjerët i përcaktojnë si të parëndësishme.

Këta njerëz, kanë tendencë të tregojnë emocionet e tyre me lehtësi. nëse emocionet menaxhohen në një mënyrë strategjike dhe të vetëdijshme, mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të zhvilluar krijimtarinë, intuitën, urtësinë, ndjeshmërinë ndaj të tjerëve: të gjitha aftësi të dobishme për individin dhe të gjithë komunitetin.

KARAKTERISTIKAT E NJERËZVE EMOCIONALË:

KANË NEVOJË PËR KOHË, QË TË MARRIN NJË VENDIM

Zgjedhjet e tyre bazohen në emocione. Ata duan kohë për të marrë një vendim, pasi udhëhiqen nga zemra.

JANË JASHTËZAKONISHT EMPATIKË

Ditë e keqe? Përvojë stresuese? Një person emocional do të jetë atje për t’ju mbështetur.

JANË TË BESUESHËM DHE REFLEKTUES

Ata janë njerëz të besueshëm dhe reflektues, minimizojnë mundësinë për të gabuar.

KANË NJË JETË EMOCIONALISHT INTENSIVE

Kush është shumë i ndjeshëm kombinon një masë më të madhe informacioni që vjen nga jashtë me ato të botës së brendshme, duke përjetuar një ndjenjë të plotësisë dhe ndryshueshmërisë, që e bën jetën intensive dhe stimuluese.

DËGJOJNË PA RËNË NË KEQKUPTIME

Ata janë të kujdesshëm dhe peshojnë me kujdes pasojat e veprimeve të tyre.

JANË MË TË PRIRË PËR ANKTH

Ky nuk është tipar pozitiv i tyre.

JANË INTUITIVË

Ata e dinë se kur ka diçka të gabuar, edhe në qoftë se ju nuk e thoni.

PËRDORIN KREATIVITETIN E TYRE

Njerëzit me ndjeshmëri të veçantë kanë tendencë të jenë më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre emocionale: kjo lejon për shembull artistët, shkrimtarët, muzikantët, aktorët, piktorët, të arrijnë përsosmëri në punën e tyre.

Continue Reading

Lifestyle

Si të largoni nga rrobat tuaja njollat e qershive

Tashmë kemi hyrë në periudhën ku janë shfaqur frutat e ndryshme, shumica e të cilave janë të preferuarat e fëmijëve. Luleshtrydhe, qershi, kajsi, pjeshke etj.

Mirëpo, për nënat këto fruta janë disi edhe “dhimbje koke”, pasi nëse bien mbi rroba bëhen automatikisht njolla të vështira. Por për çdo gjë ka një mënyrë. Edhe nëse mbi veshje bie një luleshtrydhe apo qershi, të ashtuquajturat “fruta të kuqe”.

Pra, lexoni më poshtë se si mund t’i hiqni këto njolla:

Gjithçka që ju nevojitet është qumësht dhe limon.

Krijoni një përzierje të pjesëve të barabarta të qumështit dhe lëngut të limonit. Më pas zhytni një sfungjer të pastër në përzierje dhe fërkojeni lehtë njollën me të.

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe zhytni në 5 litra ujë me një lugë detergjent rrobash. Lëreni për 8-10 orë, pra për një natë të tërë dhe më pas lajeni normalisht në lavatriçe.

Continue Reading

Lifestyle

Ja 3 arsye pse disa njerëz refuzojnë të bien në dashuri

    

Të biesh në dashuri mund të jetë një nga gjërat më emocionuese dhe më përmbushëse që mund t’i ndodhë dikujt. Por, për të arritur këtë destinacion ka shumë “gracka” rrugës që herë janë të paparashikuara dhe herë duhen shmangur për të mbërritur në synimin final, pra emocionet dhe zemrën e dashuruar me një partner/e.

Por, disa syresh thjesht refuzojnë të bien në dashuri dhe për këtë zgjedhje ka disa arsye që qëndrojnë pas.

1. Jeni shumë të fokusuar te pavarësia

Njerëzit e pavarur janë të fortë, ata e dinë se çfarë duan dhe dinë si ta arrijnë atë. Por, sado e bukur të duket liria si personale, financiare apo edhe ajo ndjenjave, sërish vetmia është një mallkim i fshehur. Ata që përkushtohen te pavarësia kanë shumë frikë të jenë “të varur” edhe për gjërat më bazike në jetë, ndaj heqin dorë nga ideja e të qenit çift.

2. Keni frikë të përfshini persona të tjerë në gjërat që i keni arritur vetë

Kur je i/e suksesshme, pse duhet një person tjetër për t’u mbështetur? Ju keni punuar shumë për të pasur jetën që keni ndërtuar për veten tuaj sot. Por, shkaku i vërtetë i statusit beqar është frika për të pasur në shtëpi dikë që do e adhuroni dhe do zaptojë hapësirat për të cilat ju vetë keni investuar ide, para, energji etj.

3. Ju pëlqen të jeni vetëm

Ndoshta, jeni ai tipi i personit që ju pëlqen koha me veten tuaj, pini kafenë në qetësi absolute dhe kjo është zona juaj tipike e sigurisë. Por, të flasësh vetëm për veten dhe të rrish vetëm me veten shpesh sjellë një ndjenjë izolimi. Koha për ju është gjithçka, ndaj nuk lejoni dikë tjetër që ta “pushtojë”./anabrl

Continue Reading

Lifestyle

13 ushqimet që s’duhen ruajtur në frigorifer

Të gjithë e ruajmë ushqimin në frigorifer, por jo çdo ushqim është i përshtatshëm për t’u ruajtur në temperatura të ulta. Ka raste që i ftohti përshpejton shpërbërjen ose ndryshon shijen origjinale. Është e vërtetë se shumë produkte ushqimore duhet të ruhen në frigorifer, ndërsa ka disa ushqime të veçanta që kurrë nuk duhet të qëndrojnë në të ftohtë. Më poshtë po ju prezantojmë me një listë produktesh që nuk e “duan” ambientin e ftohtë.

Borziloku
Borziloku nuk mund të ruhet në frigorifer, sepse temperaturat e ftohta e bëjnë të thahet shpejt. Ai gjithashtu ka tendencën të thithë aromat e ushqimeve të tjera në frigorifer.

Domatet
Në qoftë se ruhen në frigorifer, domatet humbasin shijen. I ftohtii i pengon ato të piqen.

Patatet
Patatet përkeqësohen në temperatura të ulëta. I ftohti i bën ato më të pudrosura me miell; niseshteja kthehet në sheqer dhe shija e tyre ndryshon.

Buka
Buka është një nga ushqimet që shumë njerëz e mbajnë në frigorifer dhe ky është një gabim i madh. Me temperaturat e ulëta, buka “plaket” para kohe dhe humbet shije.

Frutat ekzotike
Përderisa bëhet fjalë për fruta që bëhen në klimë të ngrohtë, temperaturat e ulta të frigoriferit nuk bëjnë për to. Ananasi, avokado dhe banania nuk duhet të ruhen në frigorifer, pasi në këtë mënyrë ato dekompozohen.

Qepa dhe hudhra
Qepa dhe hudhra forcohen në frigorifer. I mbani ato në një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë.

Pjeshka
Në më pak se 10 gradë pjeshka humb shijen dhe vetitë. Është e preferueshme të mbahet në temperaturë dhome.

Mjalti
Një tjetër gabim është të mbani mjaltin në frigorifer. Mjalti, në sajë të përbërësve dhe pH të tij, ruhet më mirë dhe më gjatë jashtë. Kur ruhet në frigorifer, priret te kristalizohet dhe të humbasë shumë nga vetitë e tij.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, nëqoftëse ruhet në frigorifer, kondensohet dhe trashet, duke u bërë si gjalpë. Për më tepër, ai humbet shijen e tij origjinale. Ruajeni vajin e ullirit në një vend të ftohtë, larg nga drita.

Çokollata
Kur çokollata futet në frigorifer, në sipërfaqen e saj formohet një shtresë e bardhë, e cila i ndryshon shijen. Kafeja në frigorifer preket nga i njëjti ndryshim me atë të çokollatës.

Drithërat, makaronat, mielli dhe sheqeri
Drithërat, makaronat, mielli, sheqeri dhe ushqime të këtij lloji janë bërë për t’u ruajtur në temperaturë dhome. Nëqoftëse ju i mbani ato në temperatura të ulëta, ata do të humbasin vetitë e tyre, vitaminat, shijen dhe cilësinë.

Disa lloje të proshutës
Ka lloje të ndryshme të proshutave që në frigorifer humbasin shijen e “veçantë” që i dallon ato. Edhe pse kanë karakteristika të ngjashme me mishin, duhet të ruhen në temperaturë dhome.

Continue Reading

Lifestyle

Disa arsye pse meshkujt tradhtojnë

1. Nuk ndihen më sikur janë në në lidhje

Arsyeja kryesore përse meshkujt tradhtojnë është sepse emocionalisht, ndihen të shkëputur nga lidhja, ose të paktën në aspektin seksual. Ata mund të kenë humbur interesin në tërësi ose mund të jenë mërzitur me seksin monoton.

2. Iu dha një mundësi dhe e shfrytëzoi

Mund të jetë një kolege, një shoqe klase ose edhe një e panjohur në një lokal. Entuziazmi i diçkaje të re mund ta bëjë atë të ndihet si i dëshiruar sërish.

3. Ai po vuan nga një pështjellim ndjenjash

Meshkujt mund të tradhtojnë edhe kur ndodhen në një kaos emocional, pas një sherri me partneren ose diçka të ngjashme. Meshkuj të ndryshëm i përballojnë situata të tilla duke konsumuar alkool, drogë-ra të ndryshme ose seks të ndaluar. Ata mund të provojnë gjithçka për të larguar dhembjen dhe seksi funksionon më së miri.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING