Connect with us

Kosova

As firmosur, as vulosur/ Kurti-Vuçiç, dakord për të mos rënë dakord

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin e Brukselt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

“Ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit. Jemi në një rrugë të mbarë të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Kurti.

Megjithatë, në takimin e 27 shkurtit palët nuk nënshkruan asnjë document për të cilen Kurti pretendoi se Serbia nuk ishte e gatshme për diçka të tillë.

“Unë nuk kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte i gatshme për të nënshkruar” – theksoi Kurti kurse nga ana tjetër presidenti serb u shpreh:

“Pres të shoh planin e zbatimit, para së gjithash planin e zbatimit të obligimeve të mëparshme”, tha Vucic, duke shtuar se ende duhet të punohet me udhërrëfyesin.

Advertisement