Connect with us

Politike

Berisha: Paratë vidhen nga Rama, mund të rrisnin rrogat 130%

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës, ndërsa ka folur me mbështetësit demokratë dy ditë para protestës së paralajmëruar në lidhje me të.

Berisha deklaroi para demokratëve se KLSH ka konstatuar se në 9 muaj janë shpërdoruar rreth 122 miliardë lekë nga paratë e shtetit.

Sipas tij këto para mund të përdoreshin për rritjen e rrogave 130%, por shtoi se paratë pakësohen gjithnjë e më shumë nga vjedhjet e “Ramës dhe klikës së tij”.

“Aty ku nuk ka drejtësi ka vetëgjyqësi, ku nuk ka drejtësi nuk ka të drejta njerëzore të respektuara. Kjo nuk do të thotë të dorëzohemi, por të vazhdojmë revolucion deri në largimin e Ramës nga pushteti. Nuk është rrugë e lehtë, por ju garantoj se nuk ka rrugë tjetër. Ne jemi të vendosur të mos dorëzohemi kurrë.

 

 

Në rast se ne biem në pamundësi kjo rrokullisje e vendit nuk do ndalet kurrë. Secili ka një detyrë shumë të madhe të bëjë gjithçka për të përmbysur këtë regjim. Sot ne largohemi, shqiptarët largohen sepse realisht janë në gjendje varfërie. Ka varfëri në të cilën ne ishim në vitin ’92, por vite më pas popullata u shtua. Sot ka një varfëri të frikshme që shtohet çdo ditë dhe ka një shkak themelor, vjedhja e Ramës dhe klikës së tij.

KLSH konstaton se në 9 muaj janë vjedhur e shpërdoruar 122 miliardë lekë, në 9 muaj jo një vit, këto mjaftojnë për të rritur me 130% rrogat në vend. Rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten, nga inflacioni ato pakësohen gjithnjë e më shumë. Kjo sepse njeriu i cili udhëton me chartera 137 herë me dhomë gjumi luksoze në dispozicion nuk mundet kurrë të qajë hallin e atij që numëron paratë për vaktet e bukës”, tha ai.

Advertisement