Kosova
Serbët në veri po ikin masivisht/ Rada Trajkoviç akuzon Kurtin dhe Vucic
Këshilltarja politike në Ministrinë për Kthim në Qeverinë Kurti, Rada Trajkoviç, ka bërë disa shkrime në Twitter në lidhje me takimin mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vucic në Bruksel.
Ajo nuk i ka cilësuar si përpjekje për stabilizim negociatat e bëra nga presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës.
“Vuçiç donte të ishte një De Gaulle, dhe kam frikë se historia do ta kujtojë si një Çarnojeviç. Serbët në Kosovë janë të papërgatitur për marrëveshje, dhe po bëhen gati të emigrojnë masivisht. As Vucic dhe as Kurti nuk bëjnë përpjekje për ta ndalur këtë gjë. Kam frikë se plani është t’i lëmë që të ikin. Por pa serbët nuk ka arsye për Asociacion. Kështu problem zgjidhet” –shkruan Trajkoviç
Më tej, politikania e vjetër serbe u shpreh se presidenti Vucic ka bërë gjithçka që ta dobësojë pozitën e serbëve të Kosovës përmes veprimeve të tij vitin e kaluar.