Rajon
Kosova me gisht në gojë/ BE i jep Beogradit 600 milionë euro
Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi ka bërë të ditur se Unioni dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e rrjetit hekurudhor që do të lidh Beogradin me Nishin.
Ai tha se ky është një prej projekteve më të mëdha të transportit që do ta lidh Serbinë me BE-në
Ndërkohë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha se Bashkimi Evropian i ka dhuruar Serbisë një grant prej 600 milionë eurove për ndërtimin e një pjese të hekurudhës me shpejtësi shumë të madhe.
Kjo ndihmë e BE-së vjen vetëm një ditë pasi në Bruksel u takuan Kurti dhe Vucic në kuadër të dialogut mes dy vendeve, ku temë e diskutimit ishte plani franko-gjerman, në të cilën palët u pajtuan gojarisht.