Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në Korçë, ka të plagosur

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Korçë ku dy makina tip Benz janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë kanë mbetur të lënduar shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në njërën nga automjetet. Policia njofton se ata ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 17, në unazën e qytetit, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin O. R., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Dh. N.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi Dh. N. dhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin e tij, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Advertisement

TRENDING