Connect with us

Kosova

Haradinaj: Kosova ka pasur strategji të gabuar në raport me Gjykatën Speciale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Politiko” tha se institucionet shtetërore  në Prishtinë nuk kanë qasje në procesin gjyqësor ku janë përfshirë ish-komandantët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ai deklaroi se që nga fillimi, Kosova ka pasur strategji të gabuar në raport me Gjykatën Speciale duke krijuar me të marrëdhënie konfliktuale

Ai theksoi gjithashtu se Kosova i ka lënë të vetëm në fatin e tyre ish-krerët e UÇK-së dhe lka munguar një qasje shtetërore për të sqaruar kontekstin e asaj që ka ndodhur.

Kujtojmë se Gjykata Speciale është formuar në gusht të vitit 2015 përmes ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Disa vite më vonë, PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma tentuan ta shpërbëjnë atë, por dështoi sepse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtuan. Presion të madh ushtruan gjithashtu edhe partnerët ndërkombëtarë.

Advertisement