Connect with us

Politike

Braçe akuza të rënda gjyqtarit Gerd Hoxha: Ka kaluar Vettingun me ndërhyrje

Në një kohë Kur Gjykata e Tiranës, i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit Gerd Hoxha që ka liruar nga burgu vrasësin, Dan Hutra, deputeti socialist Erion Braçe hedh akuza të rënda në drejtim të tij. Ai thotë se Gerd Hoxha ka dhënë argumente absurd në vendimin për të liruar nga burgu Hutrën, teksa ajo që e bën më të rëndë tha Braçe, është fakti që ai ka kaluar vettingun. Sipas Braçes, ky gjyqtar e ka kaluar vettingun me ndërhyrje “sa andej, këtej”.

“Shqipëria e ka përjetuar kaosin, kjo thirrja këtu që nga mëngjesi që nesër mbledhur atje, ka lidhje me qytetarët, s’ka lidhje me sallën, ajo që ndodhi dje me 6 gra është një miniaturë e kaosit që ndodhi në 96 që kishte përgjegjës politikanët. Nuk do i përmendja për nekorfili, dhe më vjen keq për atë që është thënë në seancë, gjykatësi ka thënë një tmerr, se ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën që që të mos i njoh rregullat dhe ky gjyqtar e ka kaluar vettingun me ndërhyrje edhe këtej dhe andej, ky është problem, është problem shumë i madh”, tha Braçe.

Advertisement