Connect with us

Rajon

Brenda kokës së Vuçiç/ Gazetari serb: Koha e tij ka mbaruar

Drejtori i lajmeve i televizionit ‘Nova’ në Beograd, Slobodan Georgiev, në një intervistë për N1 ka thënë se presidentit Aleksander Vucic i është zvogëluar hapësira e manovrimit në procesin e dialogut me Kosovën meqë pas dhjetë viteve zvarritje ai e ka sjellë Serbinë në “merre ose lërë”.

Sipas tiju, Vucic po ben politikën e blerjes së kohës dhe se tashmë ajo kohë ka mbaruar.

“Ai na tha se nëse nuk e pranojmë propozimin evropian (për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës) do të vuajmë”. Nuk besoj se do të lëndohemi, por Vuciç me siguri do të lëndohet” – ka thënë gazetari serb

Georgiev rikujtoi se plani i zbatimit parasheh që i gjithë procesi të përfundojë në 150 ditët e ardhshme, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë.

Sipas Georgiev, Vuçiç tani është duke e menduar nëse mund të futet në aventurën e refuzimit të marrëveshjes.

“Nuk mund të dimë se çfarë ka në kokën e Vuçiç, përveç se ai duhet të qëndrojë sa më gjatë aty” – tha Drejtori i lajmeve i ‘Nova’

Përsa i përket raundit të ardhshëm të dialogut më 18 mars në Ohër , në të cilin të dyja palët duhet të bien dakord për planin e zbatimit, ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti me deklaratat e tij “po e inkurajon presidentin serb, duke e shtyrë atë të heqë dorë nga plani”.

“Fillimisht Vuçiç do të jetë bashkëpunues dhe pastaj do të jetë i pari që do të dalë para gazetarëve dhe do të thotë se nuk është pajtuar për asgjë”, ka përfunduar Georgiev.

Advertisement