Aktualitet
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Dy fëmijët e mitur i merr shteti
Babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autori i masakrave në Tiranë ka dhënë një intervistë.
Babai i 30-vjeçares tha se Elena jetonte me Dan Hutrën në një banesë me qira, ndërsa tregoi se i kanë dhënë edhe paratë që ai i kërkonte.
Ndër të tjera ka thënë se dy fëmijët e mitur i merr shteti, për shkak të pamundësisë për t’u kujdesur për ta dhe për t’i ushqyer.
“Kishin 3-4 muaj që jetonin në një shtëpi bashkë. Elena nga shtëpia ka ikur pasi janë ndarë pa mirëkuptim. Pasi iku erdhi, dhe bisedoi me ne,. Ai thonte se djali nuk ishte i tij. Përse ka ikur vajza pa i thënë atij. Pasi vajza iku nga shtëpia e Danit pasi e kishte kërcënuar. Ajo ka jetuar me vjehrrin e saj me Mislimin, nuk e di si ka qenë sjellja e tyre. Në trup Elenës nuk i kam parë shenja dhune.
Nuk e dija që kishte vrarë bashkëshorten e parë apo që kishte dalë nga burgu. Shkesi më tha se është burri i mirë. Dani jetonte me Elenën tek bregu i lumit, ka qenë me qira. Dan Hutra kërkonte lekë, i dhamë 3300 euro, para 6 muajsh. Nuk e kisha takuar më. Unë nuk di ta ketë rrahur. Nuk e di përse e ka denoncuar se ka rrahur, por denoncimin e ka tërhequr sepse kishte frikë mos na vriste. Na kishte kërcënuar duke na thënë: Do ta marrin vesh mediat botërore. Bashkëshortja ime është në spital, nuk i kemi treguar që ka vdekur vajza. Fëmijën e Mevlutes dhe Elenës e kishin marrë komshinjtë”, tha ndër të tjera babai i 30-vjeçares.