Bota
E rëndë/ Një person humb jetën pas turbulencave të forta në avion
Një person ka humbur jetën për shkak të turbulencave të rënda në një fluturim me avion privat në SHBA.
Një avion Bombardier CL30 u ngrit nga Aeroporti Dilland-Hopkins në New Hampshire, me destinacion Virxhinia. Por pas turbulencave të mëdha, më në fund u ul në aeroportin e Connecticut rreth orës 16:00 me orën lokale të së premtes.
Turbulenca rezultoi në “lëndimin fatal” për një pasagjer, njoftoi Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA përmes Twitter, ndërsa gjendja e të tjerëve në bordin e fluturimit nuk dihet.
Tre pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit privat, sipas CNN.
Incidenti është duke u hetuar nga Administrata e Aviacionit Civil, Bordi i Sigurisë së Transportit dhe FBI.