Connect with us

Sport

Benfica eleminon belgët e Club Brugge me “manita”

Benfica është treguar e pamëshirshme mbrëmjen e sotme teksa në “Estadio da Luz” ka “shpërfytyruar” me rezultatin e thellë 5 me 1, belgët e Club Brugge, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League.

Kualifikimi i portugezëve erdhi që në pjesën e parë me Rafa Silva dhe Goncalo Ramos, që shënuan 2 herë në minutat 38’-të dhe 47’-të. Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq.

Tre gola të tjerë në pjesën e dytë në minutat 57’, 71’ dhe 77’ nga Goncalo Ramos, Joao Mario dhe David Neres plotësuan “manitan” e “luzitanëve”. Megjithatë, djemtë e Club Brugge arritën të gjenin golin e “nderit” falë Bjorn Meijer në minutën e 87’-të të sfidës, për t’i dhënë kështu fund “vuajtjes” së belgëve në “Estadio da Luz”.

SHIKONI GOLAT:

 

 

Advertisement