Connect with us

Aktualitet

Kontrollet në shtëpitë e Arben Ahmetajt, SPAK sekuestron…

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me kontrollet që po ushtrohen në shtëpitë e deputetit të Partisë Socialiste Arben Ahmetaj. Mësohet se në banesën ku jeton ish-gruaja Albina Mancka dhe në vilën ku jeton Ahmetaj me partneren e tij, Erjola Hoxha, janë gjetur e sekuestruar dokumentacione pronësie.

Gjithashtu, në vilën që është në emër të Hoxhës është gjetur edhe një shumë parash prej 30 mijë eurosh. Dokumentet e marra janë në duart e SPAK për shkak të hetimeve të nisura ndaj Ahmetajt, për përfshirjen në skemën e inceneratorëve.

Advertisement