Sport
Tramezzani: E kam ëndërr ta drejtoj Shqipërinë
Ish-mbrojtësi i Tottenhamit dhe Interit, Paolo Tramezzani është i bindur nga talenti i ri që po shfaqet në kombëtaren e Shqipërisë. Tramezzani, i cili ishte ndihmës i Gianni de Biasit në kualifikimin historik të kombëtares shqiptare të futbollit në “Euro 2016” thotë se ka parë nga afër se si sulmuesi i Chelsea, Armando Broja, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani dhe mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, kanë pasur të gjithë një ndikim pozitiv në klubet e tyre përkatëse.
Tramezzani, duke folur me “Tribalfootball” është i bindur që të tre lojtarët në fjalë, por edhe më shumë kuqezinj, mund të lënë gjurmën e tyre në Evropë: “Këto emra konfirmojnë atë që kam thënë prej kohësh. Ata luajnë në ekipe të rëndësishme, janë lojtarë të rinj dhe mendoj se në të ardhmen, me këto lojtarë, kombëtarja e Shqipërisë mund të bëhet gjithnjë e më e fortë”.
Për mua, Reja ka bërë një punë të shkëlqyer, i ka shtuar stabilitet ekipit dhe ka luajtur disa ndeshje të bukura. Kam shumë respekt për të, edhe për faktin se ai ka qenë trajneri im kur isha lojtar. Për mua, Reja ka bërë maksimumin e mundshëm me atë ekip”.
Tramezzani, i cili ka qenë në krye të ekipeve si Hajduk Split, Sion dhe APOEL thotë se po të marrëh një telefonatë në të ardhmen nga Duka për të drejtuar Shqipërinë do të ishte një ëndërr e realizuar.
Italiani pranon se nuk është kontaktuar gjatë raundit të mëparshëm të negociatave për të zëvendësuar Edy Reja, por këmbëngul se dera është e hapur për t’u rikthyer në kombëtaren shqiptare në të ardhmen: “Do të jem i sinqertë dhe do të them se nuk kam marrë asnjë ofertë, por uroj që në të ardhmen ta kem një shans të tillë. Ta trajnoj kombëtaren e Shqipërisë është ëndrra ime”.