Kosova
Optimisti i lindur nuk zhgënjen/ Lajçak: Duhet të më dëgjoni
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve me krerët opozitarë në Kosovë, tha se i ka informuar ata në detaje për planin e BE-së për dialogun.
Ai u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe së fundmi kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Pas takimit me këtë të fundit, Lajçak tha se nuk është i shqetësuar nëse partitë politike opozitare do t’i thonë jo marrëveshjes. Ai madje u shpreh optimist se ato nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.
Mes tjerash, emisari tha se takimet e kanë përmbushur qëllimin e tij.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që ata të dëgjojnë nga unë, dhe jo vetëm nga media apo nga Kuvendi, prandaj për mua këto takime kanë përmbushur qëllimin”, tha ai.