Connect with us

Aktualitet

Atentati në Don Bosko/ Mimoza vetëm 10 ditë që kishte nisur punën dhe…

Mimoza Paja kishte 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fatjon Muratit. 58 vjeçarja, e cila punonte si banakiere u vra aksidentalisht nga të shtënat me armë gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia dyshon se objektiv i atentatit ishte Fatjon Murati, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

E plagosur mbeti edhe mbesa e 60 vjeçares si edhe pesë të tjerë. Nga hetimet rezulton se Fatjon Murati është larguar nga Kosova për në Turqi. Fillimisht policia dyshonte se autorët kanë përdorur një motor por pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se bëhet fjalë për një mjet Benz ngjyrë gri.

Sakaq, vetëm pak më parë është gjetur i djegur një automjet tip “BMW” në zonën e Bubqit. Brenda automjetit totalisht të shkrumbuar, janë gjetur dy armë zjarri të llojit kallashnikov. Dyshohet se mjeti dhe armët janë përdorur në ngjarjen në lokalin në “Don Bosko”

Advertisement