Aktualitet
Masakra e Don Boskos, Lala: Mimoza nuk u vra aksidentalisht
Klodiana Lala: Makina ka lëvizur qetësisht edhe pse policia duhet të kishte ngritur postoblloqe për të ushtruar kontrolle mbi çdo makinë që lëvizte. Po të shkosh aty në vendngjarje shikon dhe mënyrën se si është shkuar me makinë dhe më pas larguar që aty. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ikur që aty, përveçse në aksin e vetëm që ndjek mjeti. Dua të them dhe diçka, Mimoza Paja nuk ishte një viktimë aksidentale, ajo u vra sepse ndodhej aty në atë lokal dhe u qëllua nga njerëz që shkuar të vrisnin këdo që tu dilte para.