Connect with us

Lifestyle

Pesë shenja të çuditshme të tumorit në tru

Simptomat e zakonshme të tumoreve të trurit përfshijnë dhimbje koke, të përziera si dhe konfuzione.

Por ka shenja të tjera më pak të njohura se ju mund të keni një masë potencialisht kancerogjene që rritet brenda trurit tuaj.

Humbja e interesit për hobi

Humbja e papritur e interesit për hobin tuaj të preferuar mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një tumori në tru.

Kur një tumor rritet në tru, ai mund të ushtrojë presion mbi qelizat e shëndetshme rreth tij.

Nëse zhvillohet në lobin frontal, zona që kontrollon emocionet, personalitetin dhe sjelljen, madje mund të filloni të veproni në mënyrë të çuditshme, raporton DailyMail.

Rënia e aftësisë mendore dhe konfuzioni janë gjithashtu simptoma të një tumori të trurit.

Shikim i turbullt

Pamja e paqartë ose shikimi që vjen dhe shkon, edhe kur mbani syze, mund të jetë një shenjë e një tumori në tru.

Nëse tumori i truri ushtron presion mbi nervin optik, shikimi juaj mund të ndikohet në mënyrë drastike, thonë ekspertët.

Përveç shikimit të paqartë ose të dyfishtë, ju gjithashtu mund të përjetoni shikim të turbullt që shkaktohet nga kollitja, teshtitja apo edhe thjesht përkulja.

Dëgjimi i tingujve

Dëgjimi i tingujve të rastësishëm ndonjëherë mund të tregojnë një gjendje të shëndetit mendor.

Por mund të jetë edhe një tumor i trurit.

Halucinacionet dëgjimore, siç njihen, mund të shkaktohen nga tumoret e trurit që janë kancerogjene dhe beninje.

Lifestyle

A e dini për sa kohë ruhet në frigorifer një pulë e gatuar?

Keni gatuar një pulë të tërë dhe keni mjaft mbetje, por sa zgjat pula e pjekur në frigorifer? Shumica e copave të pulës nuk mbahen aq gjatë sa mund të mendoni.

Pula është proteina jonë e preferuar. Është e thjeshtë për t’u gatuar dhe shkon mirë me pothuajse çdo gjë: sallata, sanduiçe, taco, supa, meze dhe sigurisht pjatat kryesore. Ne priremi të pjekim një pulë të tërë dhe të kemi mjaft mish të mbetur për disa vakte. Por sa kohë ruhet pula në frigorifer? Jo aq sa mendoni. Më poshtë janë rekomandimet nga ekspertët e sigurisë ushqimore, në varësi të llojit të pulës.

Ne frigorifer

Pulë e plotë, gjoks pule ose pulë të bluar.Ftohni brenda dy orëve nga zierja dhe hani brenda tre deri në katër ditë.

Sallat pule

Vendoseni në frigorifer menjëherë pas përgatitjes dhe konsumojeni brenda tre deri në pesë ditë. Filloni të numëroni nga dita kur u gatua pula, jo nga dita kur u përgatit sallata. Majoneza nuk ngrin mirë, ndaj mos e ngrini.

Suxhuk pule, në ambalazh hermetik

Vendoseni në frigorifer dhe përdorni brenda dy javësh nga blerja ose brenda një jave nga data e skadencës. Pasi të hapet paketa, konsumojeni brenda tre deri në pesë ditë.

Në ngrirje

Të gjitha pjesët e pulës qëndrojnë afërsisht të njëjtën kohë në frigorifer: rreth një vit. Megjithatë, ekziston një kufi përtej të cilit cilësia fillon të bjerë. Për pulën e pjekur kjo është rreth muajit të katërt. Pas kësaj kohe, pula do të humbasë shijen dhe strukturën e saj kur ringrohet.

Continue Reading

Lifestyle

Kontroll absolut! Nëse jeni në një lidhje me këto shenja, nuk do ‘merrni frymë’

GAFORRE

Edhe pse gaforrja është i ëmbël dhe përbutës, ai është gjithashtu shumë shtypës. Dhe kjo sepse ai/ajo nuk e lë partnerin të qëndrojë vetëm për pak kohë. Ajo dëshiron që ata të bëjnë gjithçka së bashku, të shkojnë kudo së bashku, dhe ajo i kundërvihet kur ai thotë se dëshiron të dalë me miqtë ose kolegët e tij apo edhe të afërmit. Ai nuk mund ta kuptojë pse ndjen nevojën për të shkuar diku pa qenë bashkë. Ankohet, e bën të ndihet keq dhe në fund arrin pak nga pak ta largojë nga të gjithë e gjithçka dhe të jetë personi i vetëm i rëndësishëm në jetën e tij/saj.

LUANI

Luani ka fjalën e parë dhe të fundit në gjithçka. Ai komandon lidhjen ose martesën e tij dhe partneri i tij/saj thjesht dëgjon dhe bën atë që thotë. Ai zbaton vetëm urdhrat dhe duhet të jetë një person i ulët dhe mospërfillës që të jetë në gjendje t’i mbijetojë marrëdhënies me të.

AKREPI

Akrepi ka kontroll absolut në marrëdhënien e tij/saj, por edhe në jetën e partnerit/es. Dhe si mund të ishin gjërat ndryshe? Vetëm kështu ndihet i qetë… Ai duhet të dijë çfarë po ndodh në çdo moment dhe nuk i beson askujt. Ai është dyshues dhe vazhdimisht mendon se njerëzit do ta tradhtojnë. Ai/ajo është gjithmonë nën kontroll dhe duhet t’i japë llogari për çdo gjë. Vetëm Akrepi i tërheq fijet në lidhje dhe partneri i saj/e tij thjesht ndjek hapat e tij dhe zbaton me besnikëri urdhrat e tij.

Continue Reading

Lifestyle

Çiftet e lumtura nuk i shfaqin marrëdhëniet e tyre në rrjetet sociale

Ne jetojmë në një kohë të çuditshme, kur për disa njerëz më shumë ka rëndësi një status në internet sesa çfarë po ndodh realisht në botën e vërtetë.

Në kohën e rrjeteve sociale jeta e dikujt vlerësohet në bazë të fotogravife dhe qëndrimeve që shfaqin në profilet si Facebook dhe Instagram.

Gjykimet për ta shpesh janë të gabuara.

Më poshtë janë disa arsye interesante pse çiftet e lumtura nuk postojnë për jetën e tyre, ose postojnë shumë rrallë.

Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ata e jetojnë momentin, vendin, kohën bashkë, pa e ndarë me të tjerët.

Në këtë kohë shpesh problemet në çift ndodhin shkaku i rrjeteve sociale. Jetën tuaj ruajeni për vete.

Lumturia e vërtetë vjen thjesht duke qenë në një marrëdhënie të shëndosh me të dashurin-dashurën tuaj.

Askush nuk mund të provojë diçka për të gjithë

Dhe gjëja më e rëndësishme…

Hulumtuesit kanë gjetur se çiftet që nuk i përdorin mediat sociale janë më të lumtur se ata që postojnë rregullisht, sepse ata nuk e krahasojnë vazhdimisht jetën e tyre me të kolegëve ose të miqve – që gjithmonë disi duken më të mirë ose më të lumtur.

Ne shumë shpesh harrojmë se të gjitha gjërat tonë të vërteta – marrëdhëniet tona, përvojat tona dhe ndjenjat tona – janë tonat dhe se nuk kanë nevojë për Like dhe Emotikone nga të tjerët.

Continue Reading

Lifestyle

Si të reduktojmë kripën nga konsumi i përditshëm

Me siguri keni dëgjuar se marrja e shtuar e kripës është e rëndë për shëndetin.

Në fakt, dihet se konsumimi i tepërt i kripës është një faktor i rëndësishëm rreziku për shfaqjen e hipertensionit, i cili nga ana e tij lidhet ngushtë me sëmundjet kardiovaskulare.

Nga ana tjetër, të dhënat e hulumtimit tregojnë se, edhe në mungesë të hipertensionit, konsumi i shtuar i kripës mund të rëndojë funksionin e shumë organeve dhe indeve, duke përfshirë enët e gjakut, zemrën, veshkat si dhe zona të caktuara të trurit.

Pra, si mund ta reduktojmë kripën në dietën tonë të përditshme?

Kufizoni kripën e shtuar në ushqim: Mundohuni të zvogëloni gradualisht sasinë e kripës që shtoni në gatimin tuaj. Mund të duket e vështirë në fillim, por nëse këmbëngulni, do të shihni se si do të mësoheni përfundimisht me të, aq sa do t’ju “shqetësojë” të konsumoni ndonjë ushqim veçanërisht të kripur. Përveç kësaj, mos harroni se në vend të kripës, mund të përdorni limon dhe kombinime të ndryshme barishtesh dhe erëzash për t’i dhënë shije pjatave tuaja.

Shmangni konsumimin e shpeshtë të ushqimeve me përmbajtje të lartë kripe: Këto përfshijnë djathëra të kripur, mish të pjekur, produkte të përpunuara të mishit, ushqime të konservuara dhe të kripura, ullinj, perime turshi, supa të gatshme, pasta të kripura, ushqime të kripura (p.sh. patate të skuqura, karkaleca, krikera ), arra të kripura dhe ushqime të gatshme ose ushqime të shpejta.

Kushtojini vëmendje burimeve “të fshehura” të kripës: Është e rëndësishme të dini se shumë ushqime që konsumojmë çdo ditë mund të përmbajnë kripë të mjaftueshme, edhe nëse nuk “u duket”. Këtu përfshihen llojet e ndryshme të bukës standarde, si buka e thekur, drithërat, salcat e gatshme, lëngjet dhe kubikët që përdorim në gatim, si dhe qumështi i konservuar.

Prandaj, sigurohuni që të lexoni me kujdes etiketat e produkteve të paketuara për të shmangur ato që janë të pasura me kripë/natrium.

Continue Reading

Lifestyle

Kondicioneri juaj konsumon shumë energji elektrike? Ja si mund ta reduktoni atë

Temperaturat e larta dhe jeta pa ajër të kondicionuar është pothuajse e paimagjinueshme. Megjithatë, sapo të marrësh telekomandën, lind një pyetje tjetër, sa do të jetë fatura e energjisë elektrike.Konsidiciore

A po kurseni vërtet energji elektrike duke fikur kondicionerin kur nuk jeni në shtëpi apo është më mirë ta lini kondicionerin të funksionojë në të njëjtën temperaturë gjatë gjithë ditës?

Ekspertët thonë se sistemi i ftohjes së hapësirës funksionon më mirë kur punon me shpejtësi të plotë, jo kur punon në intervale më të shkurtra me shpejtësi më të ulët.

Konkretisht, është më mirë ta lini kondicionerin të funksionojë me fuqi të plotë për një kohë të shkurtër dhe më pas ta fikni kur të ftohet dhoma, sesa ta lini të funksionojë gjithë ditën në të njëjtën temperaturë.

Në këtë funksionim me intensitet të plotë, kondicioneri jo vetëm që do t’ju kursejë para, por edhe do të largojë lagështinë nga dhoma.

Gjithashtu, kur vjen puna te kursimet dhe klimatizimi, nuk mund ta anashkalojmë termostatin. Nëse e vendosni termostatin e kondicionerit në një temperaturë më të lartë, le të themi se ndryshimi midis temperaturës së dhomës dhe temperaturës së jashtme nuk është më shumë se shtatë gradë, do të kurseni shumë.

Sipas disa të dhënave, kondicionerët përdorin tre deri në pesë për qind më pak energji me çdo shkallë të ngritur në termostat.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING