Connect with us

Pinknews

Lënë sërish pa fjalë ‘dijet’ nga VIP-at e Big Brother

Jemi çuditur më përgjigjet nëpër QUIZ-e të vipave në Big Brother Albania, por e njëjta gjë ndodh edhe në emisionin e Kosovës. Vajzat e showbizzit po bëjnë xhiron e rrjetit për konfidencën me gafat e lëna në pyetjet më bazike. Juliana Nura dhe Mbresa Hajrullahu janë dy nga finalistet e “BBVK”. Ndonëse kanë arritur të mbijetojnë deri në fund në një format sfidues si “Big Brother”, duket se intelekti nuk u ka hyrë shumë në punë për sukses. Këtë kanë lënë të kuptohet, mbrëmjen e djeshme në një “quiz” të realizuar mes njëra-tjetrës, ku duhet të gjenin kryeqytetet e disa vendeve në Evropë. Në një moment, Xhuli e ka pyetur Mbresën: “Kush është kryeqyteti i Gjermanisë?” Duke qenë se Hajrullahu nuk e dinte përgjigjen e kësaj pyetje, është përgjigjur vetë Xhuli, duke e “dreqosur” akoma më shumë.

“Nuk është Berlini, as Frankfurti, por Mynihu”, ka thënë ndër të tjera Xhuli.

Nga ana thetë Mbresa arriti të qëllonte disa kryeqytete të tjera, ndonëse nuk shpëtoi pa lënë një gafë me kryeqytetin e Italisë. Sipas Mbresës, kryeqyteti i Italisë është Milano.

Advertisement