Connect with us

Kosova

Kthesa tani sa nuk është vonë/ Dialogu Kosovë-Serbi, flet ish-diplomati gjerman

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, thotë se në Ballkan tani nevojitet një pikë urgjente kthese. Në një shkrim autorial në “Politico”, ai iu drejtua Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb, Vuçiq që në Ohër të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë hapin historik dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ischinger, i përfshirë në negociatat e para një dekade, tha se edhe më herët ishte bërë një version i një marrëveshjeje bazë mes Kosovës dhe Serbisë, por se në atë kohë, ajo nuk u realizuar sepse Serbia për fat të keq, e pa të pamundur nënshkrimin dhe mundësia u humb

Deri më tani, Serbia dhe Kosova të dyja kanë treguar se e pranojnë tekstin e marreveshjes, megjithatë dallimet në lidhje me modalitetet dhe zbatimin e tij, mbeten gjallë. Por zgjidhja është e drejtpërdrejtë: Serbia duhet të pranojë faktin se Kosova është këtu për të qëndruar, përfshirë edhe në skenën ndërkombëtare. Dhe Kosova duhet të pajtohet me domosdoshmërinë e adresimit të shqetësimeve të pakicës serbe, duke përfshirë pranimin e formimit të parashikuar të një asociacioni të komunave.

Ischinger i bëri thirrje Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti që të bëjnë një hap mirëbesimi.

“Më 18 mars, në Ohër, ata të dy do të kenë një mundësi historike për të treguar guxim dhe lidership politik. Dhe tani është koha për të çuar përpara Serbinë dhe Kosovën së bashku, në interes të popujve të tyre, në interes të Ballkanit Perëndimor dhe në interes të paqes dhe sigurisë në kontinentin evropian. Bëjeni pikën e kthesës kohore tani”, shkroi ish-diplomati gjerman

Kosova

Kosova jashtë agjendës së KiE/ Gërvalla: Nuk do shkruhet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Pas takimit të së enjtes të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ku aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë institucion nuk ishte në agjendë, nuk u vendos po ashtu as për një seancë të jashtëzakonshme ku mund të votohej për anëtarësimin e vendit.

Kjo ka qenë arsyeja pse ministrja e punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz thotë se nuk do shkruhet draft-statuti.

“Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letrës drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave”, shkroi Gërvalla.

Continue Reading

Kosova

Kosova nuk u përfshi në mbledhjen e KiE/ Osmani optimiste: Çështje kohe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) është “çështje kohe”, pasi kërkesa e saj për t’iu bashkuar kësaj organizate të rëndësishme për të drejtat e njeriut nuk u mor parasysh nga Komiteti i Ministrave i KiE-së.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është vetëm çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk bëjmë kompromis me vlerat të cilat formojnë themelet e vendit tonë”, shkroi Osmani në rrjetin social X.

Osmani i bëri këto komente pak orë pasi Komiteti i Ministrave i KiE-së nuk e hodhi në votim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë gjatë një takimi të premten në mëngjes.

Kosova i kishte kaluar tashmë dy faza në procesin e pranimit në këtë KiE, dhe shpresonte që Komiteti i Ministrave – i cili vendos për ta pranuar ose jo një vend – do të votonte të premten për kërkesën e Kosovës.

Por, edhe pse Asambleja Parlamentare të KiE-së dha dritën jeshile që Kosova të pranohej, disa shtete vendosën kusht që Kosova të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg.

Osmani tha se Kosova është “mirënjohëse ndaj të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë triumf të të drejtave të njeriut pa humbur kohë”.

“Kur të mbërrijmë atje, ne do të vazhdojmë të ngremë zërin për shtylla të cilat e definojnë KiE-në: të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ne nuk do të shërbejmë si dora e shtrirë e Rusisë, e as si shembull i sjelljes autokratike”, shtoi ajo.

Pak ditë para takimit të Komitetit të Ministrave, Qeveria e Kosovës kishte bërë përpjekje për t’i kënaqur vendet skeptike, duke iu drejtuar me një letër Këshillit të Evropës, ku thoshte se zotohej për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut për themelimin e Asociacionit.

Osmani tha se nuk ishte konsultuar nga Qeveria për këtë letër dhe se nuk e mbështeste atë.

Ndërkohë, Gjermania, një prej shteteve që ka vendosur kushtin për Kosovën në KiE, tha se ajo konsideron si “hap konkret” vetëm kur Kosova të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.

Deri më tani, janë prezantuar disa draft-statute për Asociacionin, përfshirë një nga BE-ja në tetorin e vitit të kaluar.

Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Hasler, që është ministre e Jashtme e Lihtenshtajnit, shteti i cili ka pasur udhëheqjen e presidencës së KiE-së, tha pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave më 17 maj se Kosova është përmendur në mbledhje nga shtetet anëtare.

“Pranimi i Kosovës u përmend disa herë sot në kuadër të deklaratave kombëtare të ministrave. Ne kemi pranuar letër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me rekomandimin për pranimin e Kosovës dhe ne bëmë gjithçka brenda presidencës sonë për të avancuar procesin, së bashku me shtetet anëtare. Dhe Komiteti i Ministrave veçse ka nisur diskutimet për çështjen dhe aktualisht po shqyrton se si të procedojë”, tha ajo./rel

Continue Reading

Kosova

Dronë amerikan në qiellin e Kosovës, Serwer: Asociacioni pas njohjes së shtetësisë

Profesori në universitetin amerikan Johns Hopkins dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, e sheh si të padrejtë kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me krijimin e Asociacionit.

Duke kritikuar atë që e sheh si diplomaci të keqe, nga SHBA dhe BE, ai mbështet qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti dhe thotë se Asociacioni duhet të krijohet vetëm pasi Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Serwer u shpreh se “Kosova duhet të jetë gati për një përshkallëzim të ri të situatës me Serbinë, dhe i bëri thirrje SHBA që përveç raketave të dërgojë në veri edhe dronë”.

Duke folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serwer ka përmendur edhe Asociacionin si kusht që i është vënë Kosovës nga Franca dhe Gjermania për futjen në agjendën e Këshillit të Ministrave, duke thënë se kjo është e padrejtë.

“Nuk është e drejtë. Mendoj se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka për të cilën është rënë dakord në vitin 2013 në këmbim të gjërave që Serbia duhej të bënte, duke përfshirë pjesëmarrjen e plotë të serbëve në institucionet qeverisëse, shtrirja e autoriteti ligjor kushtetues të Prishtinës në veri të Kosovës dhe një sërë gjërash që Serbia nuk i ka bërë. Pra, të kërkohet nga Kosova që të përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së vitit 2013 pa marrë asgjë nga në këmbim, është një gabim i rëndë dhe diplomaci e keqe”- ka thënë analisti amerikan duke potencuar gjithashtu se po minohet definitivisht edhe besueshmëria tek bashkësia ndërkombëtare.

“Njerëzit në Kosovë dhe në vende të tjera po kuptojnë se bashkësia

ndërkombëtare nuk i përbush angazhimet e veta, diçka që kufizon levën e saj të ndikimit. Mendoj se është koha të kuptohet se Këshilli i Evropës është një hap i nevojshëm për Kosovën që do të përmirësonte kushtet për serbët në veri.

Prishtina ka bërë gjithçka që i është kërkuar, përfshirë zbatimin e marrëveshjes për pronën e Manastirit të Deçanit”- theksoi Serwer duke shtuar se i jep të drejtë kryeministrit Albin Kurti që nuk pranon krijimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, me argumentin se nuk ka asnjë lidhje mes dy gjërave.

“Kurti ka absolutisht të drejtë se ky nuk është një kusht i duhur për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por unë do të shkoja edhe më tej. Unë do të thosha se Asociacioni është diçka që duhet të arrihet vetëm kur Serbia të jetë e përgatitur të njohë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. E dini, evropianët tregojnë për shoqatat e shumta që tashmë ekzistojnë brenda BE-së, të cilat janë të krahasueshme me asociacionin e komunave me shumice serbe. Por, të gjitha ato shoqata ekzistojnë në vendet që e njohin njëri-tjetrin. Është shumë e qartë se çfarë po përpiqet të arrijë Beogradi me Asociacionin. Ata e thanë qartë, publikisht, se po përpiqen të mundësojnë një qeverisje të veçantë të popullatës serbe, të paktën në veri. Dhe ky është një objektiv që duhet të refuzohet nga komuniteti ndërkombëtar” – theksoi Serwer dhe sipas tij, Perëndimi po përpiqet të zbusë Serbinë dhe të vendosë kushte strikte ndaj Kosovës

 

Continue Reading

Kosova

Nuk gënjehen me pasqyra qorre, Berlini, Parisi dhe Roma nuk votojnë diçka që do ta shohin më vonë

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, është shprehur skeptik se letra që dërgoi dje Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ku njoftoi se Kosova po përgatit një draft-statut për Asociacionin dhe se do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të muajit, do të mjaftojë për Perëndimin që të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Weber ka thënë se Prishtina po kërkon nga Gjermania, Franca dhe Italia të votojnë këtë javë për diçka që do të mund ta shohin më vonë.

“Jam shumë skeptik, duke marrë parasysh se refuzimi i Qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të prezantuar draftin e vet, ka shtyrë të dërguarin evropian për dialog, Mirosllav Lajçakun dhe QUINT-in të hartojnë propozimin e tyre, dhe për faktin që Prishtina po kërkon nga Berlini, Parisi dhe Roma të votojnë diçka që do të mund ta shohin më vonë” –  ka deklaruar Weber.

Lidhur me diskutimet nëse Kosova do të mund të anëtarësohet ose jo sot në Këshillin e Evropës, ai rikujtoi se ngjashëm ka ndodhur edhe në të kaluarën, duke përmendur shembullin e mosanëtarësimit të Kosovës në Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL).

Sipas analistit gjerman, diçka e tillë ka ndodhur dhe mund të ndodhë prapë, jo pse do të ketë kundërshtime prej vendeve mosnjohëse, por sepse Kosova nuk koordinohet si duhet me aleatët e saj.

Weber u shpreh se Perëndimi ka pasur në vazhdimësi qasje të padrejtë ndaj Kosovës në vitet e fundit, dhe, sipas tij, kjo qasje bazën e ka te “dialogu i dështuar” Kosovë-Serbi.

Arsyet, sipas tij, janë: Distancimi prej kornizës fillestare për negocimin e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse, për një marrëveshje të ndërmjetme, sikurse ajo Bazë dhe ajo e Ohrit, pa një strategji afatgjate; dhe Qasja e Perëndimit, që nuk i përcakton vetë rregullat, por  ledhaton dhe  pyet Serbinë se çfarë është në gjendje të pranojë.

Përveç kushteve lidhur me anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare, Weber e sheh si të padrejtë qasjen e Perëndimit ndaj Kosovës edhe me vënien e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës për tensionet në veri, teksa nuk e ka ndëshkuar Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë, porse ai i var shpresat te përbërja e re diplomatike pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian.

“Shpresoj që do të krijohet një mundësi e re për të shtyrë Perëndimin që të ndryshojë qasjen në dialog, dhe të pranojë se qasja aktuale nuk është duke funksionuar, dhe se ekziston nevoja për një strategji të re” – potencoi Bodo Weber.

 

Continue Reading

Kosova

“Ndërkombëtarët në p** të sëmës”- Berat Buzhala: Vjosa nuk është aq budallicë sa Albini e Donika. Këta janë dhe budallenj, dhe të poshtër

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përplasjen e presidents Vjosa Osmani me kryeministrin Albin Kurti.

Krah këtij të fundit, sipas Buzhalës, është rreshtuar si kamikaze ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ia vlen me u nenvizu: Vjosa Osmani eshte i vetmi person i moshes madhore ne krye te institucioneve.

Boll u mundu e ngrata me e mshefe budallakun e shokeve te idealit, po qe, deri qitu e paska pase te shkrume.

Ka kohe qe shoqja e partise, Donçe Gervalla, ia ka rrase Vjoses edhe osht rreshtu kah Albini, me moton: Revolucionin duhmi me e çu deri ne fund – bashkesia nderkombetare ne p*** te sames.

Tek e fundit Donika e vogel i ka nejt ne krah xhaxhit Enver.

Eh qishtu valla.

Une e kam dite moti qe Vjosa nuk osht qaq budallice sa Albini e Donika. Keta dy e kane budallakin e perzime me poshtersi”, shkruan Buzhala.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING