Kosova
Nuk pushon telefoni në Ohër/ Kurti bisedë telefonike me Derek Chollet
Para orës së takimit në Ohër me presidentin serb Aleksander Vucic, kryeministri I Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Kurti, nëpërmjet një njoftimi të shkurtër në Twitter, ka thënë se gjatë bisedës ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që ta shndërrojë 18 marsin në ditë suksesi.
“Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimet euro-atlantike dhe sigurinë. Theksova që ne jemi të përkushtuar për ta bërë ditën e sotme, ditë suksesi”, ka njoftuar Kurti.
Gjatë ditës së sotme, por edhe ditëve të tjera, kryeministri Kurti ka shprehur vullnetin dhe vendosmërinë që të arrijë një marrëveshje me Vucic, teksa ky I fundit ka deklaruar një ditë më pare se “nuk do të nënshkruaj asgjë në Ohër” dhe se ai i di “vijat e kuqe” të Serbisë