Politike
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Rama: Mos të jetë një tjetër mashtrim ballkanik
Kryeministri Edi Rama ka dhënë komentin e tij lidhur me marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka uruar fillimisht të gjithë pjesëmarrësit në negociata.
Por shton se shpreson që marrëveshja të jetë nënshkruar të mos ketë “kleçka” apo të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.
“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit. Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,”-shkruan Rama.