Connect with us

Bota

Presidenti Macron pas sulmit terrorist në Nicë: Sot u sulmua e gjithë Franca

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar se Franca nuk do të heqë dorë nga “vlerat e saj” dhe gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të të gjitha feve të mos “i dorëzohen frymës se përçarjes” pas sulmit terrorist në qytetin jugor të Nicës.

Macron tha se e gjithë Franca është sulmuar, duke shtuar se ai do të vendosë mijëra trupa të tjerë për të mbrojtur vendet kryesore, të tilla si ato te kultit dhe shkollat.

“Franca u sulmua për shkak të vlerave tona, për shkak të ndjenjës sonë të lirisë, për shkak të aftësisë sonë për të pasur liri të besimit në tokën tonë, sepse nuk i nënshtrohemi asnjë terrori. Më lejoni ta them këtë shumë qartë: kurrë nuk do të dorëzohemi”, tha Macron.

Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi u shpreh se “e gjithë Franca sot po paguan një çmim tepër të lartë, duke u bërë edhe një herë viktimë e ‘islamo-fashizmit’.

Nga ana tjeter, Kryeministri Jean Castex ka njoftuar se Franca ka rritur alarmin e sigurisë në nivelin më të lartë në gjithe territorin.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *