Connect with us

Rajon

Referendum ose Shqipëri e Madhe

Partia Popullore Serbe që drejtohet nga ish-ministri I jashtem serb Vuk Jeremiq, do të nis iniciativën për mbledhjen e 100 mijë nënshkrimeve kundër Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kjo si vazhdim i kërkesës së tyre në Parlamentin e Serbisë për të thirrur seancë për të diskutuar rreth hedhjes së Plan-Propozimit të BE-së në referendum për shtetasit serb.

Ish-kryediplomati serb i cili ka qenë më i zëshmi kundër kësaj marrëveshje, e cila, sipas tij, në esencë themelon barazinë ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të është, “një hap drejt humnerës” dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë marrëveshje, sipas Jeremiq, është vendosja e saj në duart e qytetarëve serbë përmes një Referendumi. Madje, ai e sheh marreveshjen edhe si prelud të Bashkimit Kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në atë që ai e quan Shqipëri të Madhe.

Advertisement