Connect with us

Aktualitet

‘Kam takuar McGonigal’, Hysenbelliu zbulon detaje: Më ofroi ndihmë…

Pas konfiskimit të ‘Prestige Resort’ në Golem, ra reaguar edhe presidenti i ‘Hysenbelliu Group’, Irfan Hysenbelliu. I revoltuar, ai ka treguar se kjo është kryer me urdhër të Ramë. Më tej, gjatë rrëfimit, biznesmeni zbuloi se është takuar edhe me agjentin e diskredituar të FBI-së, Charles McGonigal. Hysenbelliu tha se McGonigal i ka ofrua ‘ndihmë’ për vizën amerikane, por ai e ka refuzuar.

“Edhe atë të FBI, e kam takuar unë. McGonigal është takuar me mua. Kam pirë një kafe për punën e vizës. Më tha se mund të më ndihmojë me avokat. I kam thënë jo, nuk marr vizë amerikane me pagesë. Po e meritova, do e marr. Amerika është në zemrën time. Edhe nëse nuk kam vizë, nuk dal kundër saj,” tha Hysenbelliu.

Advertisement