REAGIM
Ish-kryeprokurorja e Shqipërisë: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, thotë se është përhapur masivisht fenomeni i shtëpive të barit.
Ajo u shpreh se në Shqipëri ka pasur disa etapa të kanalizimit dhe se institucionet atje duhet të jenë të informuara dhe inspektorët e zonës duhet të tregojnë informacionin e duhur për shtëpitë e barit.
“Atë mund ta themi, që kemi më shumë shtëpi bari sesa shkolla. Ne kemi ndjekur disa etapa të përhapjes së kanabizmit në Republikën e Shqipërisë. Ka ndryshuar mënyra sesi është qasur kriminaliteti karshi formës më të re për ta zhvilluar. Kemi shtëpitë e barit. Janë bërë disa goditje dhe ajo që është e nevojshme të bëhet nga institucionet përkatëse është që të jenë të mirëformuara. Kjo lidhur ngushtësisht me atë pjesën tjetër që inspektori i zonës, duhet të jetë pararoja e parë për të na dhënë informacionin e duhur. Duhet gjetur mekanizmi se ku ka rrjedhur përçimi i informacionit”, theksoi ajo.