Connect with us

Lifestyle

Hani bamje për ta përmirësuar shëndetin tuaj

Bamja është një nga ato ushqime që vërtet i pëlqeni ose nuk i duroni dot. Për adhuruesit e frutave të gjelbërta (po, është një frut!), ajo jo vetëm është shumë e shijshme por ka një sërë ndikimesh pozitive në shëndetin tonë.

Bamjet janë një zgjedhje e shkëlqyeshme për shëndetin e zemrës. Një studim i vitit 2014 tregoi që ajo përmban substanca të cilat mund të ndihmojnë trupat tanë në reduktimin e kolesterolit. Gjithashtu përmbajtja e lartë e fibrave mund të ndihmojë në ruajtjen e niveleve optimale të kolesterolit.

Një përfitim tjetër: Sasia e fibrave (rreth 3 gram për filxhan) dhe karbohidratet (rreth 7.5 gram për filxhan) mund të kombinohen për ta bërë atë një element të shkëlqyeshëm për këdo që ndjek një dietë këto. Një studim i 2011-s gjithashtu tregoi një rezultat premtues në aftësinë e bamjes për të rregulluar nivelet e shëndetshme të sheqerit në gjak, por duhet të bëhen më shumë kërkime rreth kësaj.

Shumë prej nesh kërkojnë mënyra të ndryshme për të forcuar imunitetin, veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Ju mund ta bëni këtë gjë duke konsumuar bamje, falë sasisë të madhe të vitaminës C (rreth 23 mg në një filxhan) që ajo përmban. Vitamina C gjithashtu vepron si një antioksidant krahas vitaminës A ,të cilat gjenden tek bamjet. Një studim i vitit 2018 zbuloi se këto lloje të antioksidantëve janë veçanërisht të shkëlqyeshme në largimin e inflamacionit në trurin tonë, i cili mund të ndihmojë me kujtesën dhe njohjen ndërsa plakemi.

Nëse jeni betuar se nuk do të konsumoni më bamje ,ne patjetër ju rekomandojmë t’i jepni edhe një mundësi tjetër! Ka kaq shumë receta të cilat mund të vijnë në ndihmë për ti shijuar ato. Për shembull , ju mund t’i skuqni ose t’i piqni ato duke iu shtuar qepë, domate, erëza ose duke i shoqëruar me salcë të ftohtë kosi.

Ne jemi të sigurt që receta e duhur është atje duke ju pritur, e natyrisht edhe gjithë këto përfitime të mahnitshme shëndetësore.

Advertisement