Connect with us

Lifestyle

Pranvera, stina e lumturisë së njerëzve

Pas muajve të gjatë, të errët të dimrit, pranvera është fjalë për fjalë një frymë e ajrit të freskët. Ditët bëhen më të gjata, netët bëhen më të shkurtra dhe më të ngrohta. Është stina që të gjithë e duam, diell, ngjyra dhe kopshte të lulëzuara ngado vijnë së bashku me sezonin e pranverës. Jemi në stinën më të bukur të vitit dhe në ju zbulojmë pse kjo stinë është kaq e veçantë, dhe disa arsye pse na bën mirë në këtë stinë.

Rrezet e diellit

Pas dimrit të ftohtë dhe të zymtë, dielli i ngrohtë pranveror vjen si për të zgjuar buzëqeshjen e shpirtit. Jo vetëm që dielli ndriçon, por në të vërtetë ndjeni ngrohtësinë e fortë të topit të madh të verdhë në qiell. Kjo do të thotë vetëm një gjë – nuk ka më xhaketa të rënda, por një pallto shumëngjyrëshe e lehtë ju pret në veshjet tuaja!

Temperaturat perfekte

Pranvera vjen në mes të dy stinëve ekstreme të motit – dimrit të ashpër dhe verës të ndezur. Kjo është arsyeja pse ky sezon I mrekullueshëm na sjell temperaturat ideale për të ndjekur aventurat të ndryshme në natyrë dhe ende të gëzojmë mbrëmje jo shumë të nxehta nën batanijet e gëzofit.

Shumë orë diell në një ditë

Falë ekuinoksit pranveror, ne jemi në gjendje të shijojmë ditë më të gjata dhe net më të shkurtra. Kjo është arsyeja pse pranvera është një sezon i përsosur për të filluar një projekt të ri. A keni menduar ndonjëherë të krijoni kopshtin tuaj? Kjo është koha ideale të bëni këtë gjë.

Lule kudo

Pas dimrit të gjatë dhe të zymtë, pranvera shpërblen pritjen tonë me lule verbuese! Gjithashtu pemët kanë një pamje të freskët, të gjelbër dhe plot lulëzim.

Flladi i freskë

Çfarë do të jetë pranvera pa flladin e saj energjik dhe freskues që ndriçon humorin në një milisekonda? Lërini dritaret tuaja të hapura për ta lejuar këtë rrjedhë të ngrohtë të ajrit dhe për të rifreskuar edhe shtëpinë tuaj.

Stërvitje

Kush ka përdorur justifikimin e motit për të lënë anash stërvitjen, tani është koha e duhur për t’u kushtuar vëmendje aktiviteteve fizike në natyrë. Në pranverë dielli i ngrohtë do t’ju stimulojë të dilni nga shtëpia dhe të ushtroni disa orë vrap apo aktivitete të tjera sportive.

Koha ideale për të pastruar

Në këtë sezon, çdo gjë duket sikur zgjohet. Me shkëlqimin e diellit, ajri i freskët dhe motivimi që vjen; pastrimi i shtëpisë bëhet me kënaqësi. Pastërtia në pranverë bëhet prioriteti juaj. Në fund të fundit nuk do të ndjeni të ftohtin e ujit apo të dridhurat e dimrit teksa pastroni ambientin e shtëpisë brenda dhe jashtë.

Udhëtimet në natyrë

Me ardhjen e sezonit të pranverës të gjithë duan të shijojnë natyrën dhe bukurinë që na ofrojnë vendet e ndryshme. Për këtë arsye shumë njerëz zgjedhin të udhëtojnë pikërisht në këtë stinë, kjo jo vetëm për të shijuar pamjen e bukur të vendeve të veçanta, por edhe për nisur një aventurë të re. Nga pamjet e bukura të maleve për të rizbuluar një peizazh pranë liqenit, këto udhëtime me siguri do të bëhen kujtime të me të vlefshme për jetën!

Ushqimi

Niseni ditën me perime: Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, ku duhet të përfshini perimet me anë të të cilave do të përfitoni një sërë vlerash ushqimore dhe shëndetësore. Doza ditore e duhur e perimeve është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë. Përpiquni t’i përfshini perimet në omletë. Të përgatisni paninë me domate dhe tranguj, të hani domatet me fasule të grira, ose provoni avokado të grirë e të përzier me vaj ulliri. Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në këtë stinë janë spinaq, fasule, vezë, speca, panxhar, patate të ëmbël, kos, kanellë dhe arra.

Lifestyle

Nëse i mbani vezët te dera e frigoriferit, po bëni gabim! Eksperti tregon vendi e duhur për to

    

Të gjithë e dinë se për t’i mbajtur vezët të freskëta, nuk duhen lënë jashtë frigoriferit. Eksperti i ushqimit Chris Bwaslwy thotë se ndërsa shumica e frigoriferëve kanë një vend për vezë dhe kuti të dizajnuara posaçërisht në derë, ku nuk është domosdoshmërit vendi më i mirë për ta.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, arsyeja e tij ka kuptim. Dera është vendi më i ngrohtë dhe ku temperatura ndryshon vazhdimisht për shkak të hapjes dhe mbylljes. Kjo është arsyeja pse, si të gjitha ushqimet që prishen, është më e sigurt t’i vendosni në raftin e sipërm, që është më i ftohti.

Gjithashtu ai këshillon që vezët të mos i nxirrni nga kutia e kartonit në të cilën janë blerë. Lëvozhga e vezës është e mbuluar më mijëra pore të vogla që thithin aromat dhe bakteret e padëshiruara. “Mbajtja e vezëve nëkuti është mënyra më e mirë për të parandaluar që bakteret të përfundojnë në to”, tha eksperti.

Përndryshe, vezët që ruhen siç duhet në frigorifer ruajnë cilësinë dhe freskinë e tyre për të paktën dy herë më shumë se ato të lëna në temperaturën e dhomës. Më pas ato duhet të hahen brenda një deri në tre javë, ndërsa mund të qëndrojnë deri në gjashtë javë në frigorifer.

Continue Reading

Lifestyle

Për çfarë fëmijët tuaj nuk do t’ju falin kurrë, shmangni këto gjëra

A keni menduar ndonjëherë se cilat nga lëvizjet tuaja mund të jenë veçanërisht të vështira për fëmijët tuaj? Edhe pse prindërit bëjnë shumë gjëra pa dashje, ata vërtet lënë gjurmë tek të vegjlit.

Gjegjësisht, psikologët besojnë se dy gjëra mund t’i lëndojnë aq shumë fëmijët, saqë do t’i mbajnë mend gjatë gjithë jetës. Në radhë të parë janë premtimet e paplotësuara.

Shumë prindër u premtojnë fëmijëve të tyre çmime nëse kryejnë me sukses një detyrë shkollore dhe të ngjashme. Megjithatë, kur përmbushin atë që u kërkohet, në vend të një shpërblimi, të rriturit u vendosin një sfidë të re.

Mund t’ju duket e padëmshme, por nëse i premtoni vazhdimisht një fëmije diçka që nuk e përmbushni, ai do të humbasë besimin tek ju, sepse e keni zhgënjyer. Kur të rriten, nuk do t’ju tregojnë për gjëra serioze që ndodhin në jetën e tyre, sepse nuk ju besojnë.

Në vend të dytë është mosrespektimi. Prindërit shpesh i dëmtojnë pa dashje fëmijët e tyre duke harruar t’i lavdërojnë për diçka që kanë bërë.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje gjithçkaje që arrin një fëmijë – një notë të mirë në shkollë, sukses në një hobi, etj. Inkurajoni fëmijët çdo ditë dhe ata do të vazhdojnë të arrijnë sukses më të madh.

Continue Reading

Lifestyle

Shpëtoni fëmijët nga televizori

Nëse mendoni se televizori nuk ndikon në zhvillimin e fëmijëve, e keni gabim.Televizori ka një sërë anësh negative tek fëmijë, ndaj prindërit që lenë fëmijët në pjesën më të madhe të kohës të përqendruar përpara ekranit, duhet të ndryshojnë këtë rregull.Studiuesit kanë thënë se fëmijët që qëndrojnë me orare të zgjatura përpara televizorit, mund të kenë disa probleme. Sipas tyre, kjo shkakton efekte negative në zhvillimin e tij psikologjik, mendor dhe fizik.

Ashtu siç është i rëndësishëm zhvillimi i fëmijës deri në moshën 2 vjeç, po aq i rëndësishëm është dhe zhvillimi i trurit të tij. Fëmijët kanë nevojë për një komunikim aktiv me fëmijët e tjerë, për lojëra interaktive për një zhvillim të shëndetshëm të trurit.Gjatë muajve të parë të jetës truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt. Në fund të vitit të parë truri është zhvilluar tri herë më shumë në krahasim me gjendjen kur ka lindur. Nxitësit, ndaj të cilëve ekspozohet fëmija gjatë kësaj periudhe ndikojnë pozitivisht ose negativisht në varësi të efektit të tyre.

Shumë prindër mendojnë se shikimi i televizorit nga fëmija që në moshë të vogël ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij mendor. Por, në të kundërt të këtij mendimi specialistët pohojnë se shikimi i televizorit shkakton disa çrregullime, ndër to edhe mbipeshë.Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues shkencor në Spitalin e Fëmijëve dhe në Qendrën Rajonale Mjekësore në Seattle, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obezitetin dhe agresivitetin tek fëmijët.

Sipas Dr. Dimitri që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar.Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar.

Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëherë ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës. Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit.Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo në vende të tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë.Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë“ atë, janë fort të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.

Continue Reading

Lifestyle

10 efektet anësore negative të kafesë

Kafja është kthyer në një “mit” për shumë persona, të cilët kanë krijuar një varësi të plotë prej saj dhe që nuk mund të jetojnë dot pa pirë 1 ose 2 filxhanë në ditë.Por nëse ky kufi normal i konsumit të saj kapërcehet, atëherë në trupin tonë nisin të shfaqen disa efekte anësore negative:

1. “Vret” aftësinë krijuese 

Marrja e një doze të tepruar kafeine nuk e ndihmon aspak procesin krijues. Përveç kësaj, ajo nuk ju ndihmon as për të fjetur.

2. Pengon pjellorinë femërore

Një studim eksperimental i kryer nga Universiteti i Nevadas ka treguar se efekti i kafeinës në një femër,  mund të pengojë funksionin e disa qelizave të tubave vezorialë, duke e bërë pothuajse të pamundur fekondimin.

3. Dobëson mbajtjen e urinës

Meshkujt duhet të jenë të kujdesshëm me konsumin e kafes, në qoftë se nuk duan t’u zhvillohet apo përkeqësohet mosmbajtja e urinës, përfundim ky i një studimi të kryer nga Universiteti i Alabamas, SHBA.

4. Ua bën dhëmbët të pistë

Të pish shumë kafe, paraqet tendencën e shfaqjes së  njollave të errëta mbi dhëmbët e parë. Kjo pasi kafja dëmton smaltin e tyre.

5. Zvogëlon gjoksin e femrave

Dekolteja juaj është e rëndësishme? Duhet të zvogëloni sasinë e përditshme të kafes. Sipas studiuesve në Universitetin e Lundit, femrat që konsumojnë 3 filxhanë kafe në ditë, kanë rrezikun të kenë një gjoks të vogël.

6. Shkakton haluçinacione

Sipas studiuesve në Shkollën Universitare të Shkencave Psikologjike, “La Trobe University”, në Australi, pirja e sasive të tepruara të kafes, mund të shkaktojë halucinacione, për të parë gjëra që nuk ekzistojnë në realitet.

7. Shkakton aritmi zemre

Nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë në aritmi të forta zemre. Kjo është deklaruar nga një studim i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, sipas të cilit ky është shkak për të mos e tepruar me të.

8. Përkeqësohet sindromi premenstrual

Sindromi premenstrual është një fazë që karakterizohet nga stresi, nervozizmi dhe ankthi para mbërritjes së ciklit menstrual tek femrat. Prandaj ju që gjatë atyre ditëve ta shmangni marrjen e kafes, sepse kafeina rrit nivelet e estrogjenit, duke plotësuar simptomat e dhimbshme tipike të këtij sindromi.

9. Rrezikon dëmtimin e syve

Sipas një studimi nga studiues të spitalin “Brigham & Uomen” në Boston, dozat e shtuara të kafes, mund të rrisin tensionin e syrit, duke shkaktuar probleme të tilla si shtresëzimi, një nga simptomat e hershme të glaukomas. Duke ndikuar kështu në nervat optike dhe fibrat nervore të retinës së syrit.

10. Inkurajon celulitin

Celuliti është një makth për gratë, prandaj ato duhet të dinë se shmangia e kafes ndikon në eliminimin e tij. E kjo, sepse teksa ngushton diametrin e enëve, zvogëlon sasinë e gjakut që arrin në periferi të trupit.

Continue Reading

Lifestyle

Katër ushqime që ju bëjnë të humbni peshë

Sheqerna të thjeshta, të tilla si sheqeri që konsumojmë në dietën tonë, nëse hahen në sasi të mëdha krijojnë të ashtuquajturat rreth vicioz.Në fakt, sheqernat e thjeshta vijnë shpejt në gjakun tonë dhe arrijnë një koncentrim të lartë.Pas rritjes së shpejtë, ka një rënie të shpejtë, andaj trupi dërgon sinjale se dëshiron një dozë të re sheqeri.Për të thyer këtë rreth vicioz, rekomandohet të merren ushqimet e mëposhtme, të cilat, pavarësisht faktit se përmbajnë sheqerna, kanë lëndë ushqyese të nevojshme për organizmin.

Këto janë 4 ushqimet që ndihmojnë të dobësoheni:

  • Mollë
  • Misër
  • Patate
  • Domate
Continue Reading
Advertisement

TRENDING