Connect with us

Lifestyle

Gjërat që burrat duan më së shumti te partneret

Të duash dikë varet jo vetëm nga aspekti fizik, por edhe nga qëndrime të ndryshme të rëndësishme që me siguri do të krijojnë atë person të mrekullueshëm, si atë që transmetoni, vizionin tuaj të jetës dhe shumë gjëra të tjera.

Janë disa gjëra që burrat i duan më së shumti dhe nuk kanë të bëjnë me aspektit fizik, por me qëndrimet.

Këtu ju sjellim katër pikat të rëndësishme që duhet mbajtur mend kur dikush është i dashuruar:

Të kalosh kohë me miqtë

Sipas studimeve shkencore, burrat duan të ndajnë kohën e tyre të lirë me miqtë, kështu që nëse doni që partneri juaj të jetë i lumtur, është mirë të respektoni hapësirat e tij shoqërore.

Optimizmi

Nuk ka asgjë më të mirë sesa të kemi dikë pozitiv përkrah, i cili di se si të merret me situata dhe të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve duke kërkuar zgjidhje për problemet që mund të ndodhin përgjatë rrugës.

Kontakti fizik

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit personat që kanë kontakt më të madh fizik ndjehen më rehat për shkak të rritjes së besimit të tyre.

Të dëgjuarit

Të dish të dëgjosh është një zakon shumë i rëndësishëm sidomos kur je çift, pasi është thelbësore të dëgjosh mendimin e personit tjetër dhe ta marrësh në konsideratë.

Advertisement