Connect with us

REAGIM

“Shqipëria si një thertore” – Vrasja në Top Channel, reagon kandidati i PD për Tiranën

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka reaguar ndaj sulmit me armë ndaj godinës së Top Channel. Ai shkruan se situata është e tillë me sigurinë në vend sepse qeveria ka bërë aleancë me krimin.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të rojës së sigurisë që humbi jetën mbrëmë i vrarë pabesisht nga dora e krimit në oborrin e Top Chanell! Asnjë motiv nuk mund ta justifikojë aktin barbar ndaj një media dhe ndaj qytetarëve të pafajshëm që mbeten viktima të këtij tërbimi të pazakontë të krimit.

Disa ditë më parë një tjetër qytetare humbi jetën në një lokal në rrugën Don Bosko ku punonte për të siguruar jetën e vet me djersën e ballit. Tirana ashtu si gjithë Shqipëria i ngjan një thertoreje, ku numri i jetëve të humbura për shkak të vrasjeve apo aksidenteve është i ngjashëm me vendet në luftë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur politikat qeveritare e mbështesin zhvillimin e Tiranës dhe qyteteve të tjera mbi ekonominë kriminale. Aleanca e krimit me politikën dhe politikanët duhet të marrë fund.

Këtë e kanë në dorë qytetarët dhe drejtësia.  Shpresojmë që agresorët të zbulohen sa më shpejt dhe drejtësia të bëjë punën e vet. Media dhe qytetarët shqiptarë meritojnë të jenë të lirë, të pa kapur, të pa kërcënuar në  ekzistencën e tyre”, shkruan Bejko.

Advertisement