Connect with us

Pinknews

‘Thumbi’ i Ronela Hajatit për kolegët

Ronela Hajati nuk e ka kursyer ironinë për kolegët me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan se të gjithë e  dinë ecurinë e këngëve dhe gjithcka bëhet për t’i kthyer në hit. Megjithatë nuk dihet kujt i drejtohet mesazhi i saj.

“Në të gjithë botën, gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore. Më vjen keq të them që tek ne kjo ndodh në nota minimale, gati-gati inekzistente. Të qenit mendjemadh, fodull ndaj kolegëve nuk të bën kurrë më të suksesshëm. Të gjithë artistët jemi koshientë për ecurinë e këngëve tona dhe gjithë ‘fryerjeve’ që i bëni këngëve! Nuk fitoni asgjë, maksimumi një datë ekstra në Golem… Suksese këtë verë zogj!”- shkruan Ronela.

Më tej, në një tjetër postim në Instagram, ka një mesazh për Albina Kelmendin, të cilës i thotë se nuk “ia ka frikën vokalisht” Albina Kelmendit, ndërsa do përfaqësojë vendin tonë në Festivalin e madh europian këtë vit me këngën “Duaje”.

 

Advertisement