Connect with us

Aktualitet

Ambasada holandeze: Media në Shqipëri ndodhet nën kërcënime

Ambasada e Holandës në Shqipëri deklaron se media në Shqipëri është nën kërcënime.

Teksa po organizon së bashku me SHBA samitin për demokracinë, ambasada holandeze thotë se ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit

“Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në.
Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.🗞️ Liria e Medias = Demokraci”, shkruan ambasada holandeze.

Whatsapp Image 2023 03 30 At 14.14.42

Ambasada holandeze nuk është institucioni i parë perëndimor që flet për situatën e rëndë ku ndodhen mediat në vend.

Advertisement